Flash

Shembja e tavanit / Top Channel bën alibinë e Erion Velisë

Lapsi.al 12 February 2018
Shembja e tavanit / Top Channel bën alibinë e Erion Velisë

Vetëm në Shqipëri ndodh që televizionet të bëhen zëdhënës më të flaktë, sesa vetë personazhet politikë. Sot rrëzimi i tavanit të një shkolle "Osman Myderizi", dhe plagosja e lehtë e një mësueseje matematike, kishte vënë nën akuzë kryebashkiakun, i cili kishte shpallur në gusht të 2016, rikonstruksionin e kësaj shkolle (Shiko lajmin poshte).

Por i trembur se mos një gjë e tillë cënonte famën e kryebashiakut të palodhur, Top Channel ka nxituar në lajmet e drekës të theksojë, se punimet e fundit ishin bërë në vitin 2004, ndërkohë që tashmë Erion Veliaj e ka me deklaratë personale se punimet ishin bërë kur ai ishte kryebashkiak.

Po të shikohet me vëmendje intervista që zv/drejtoresha e shkollës i ka dhënë mediave ajo pohon se po, rikonstruktimi i plotë i shkollës është bërë në vitin 2004 (shiko intervistën video poshtë) ndërsa më pas ka pasur edhe rikonstruksione të mëvonshme të tavaneve. Televizione te tjera informative dhanë lajmin se ndërmarrja Nr 3 e Bashkisë e ka rikonstruktuar shkollën në gusht të 2016.

A mos janë këto të fundit, të cilave iu referohej Veliaj kur shkruante për ndërhyrje tek shkolla Osman Myterizi? Pikëpyetja mbetet.

Gjithësesi lajmet e Top Channel nuk kanë pasur dyshim për këtë. Ato, që në titujt kryesorë, e kanë pastruar Veliajn duke u përpjekur të davarisin zhurmën, që me sa duket e cënonte imazhin e kryebashkiakut të pagabueshëm.

©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=lHNibLXF6fI

Të këshilluara

Ermal Meta fiton "Sanremo 2018"

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio M...

01:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI