Flash

Hipokrizia/ Ku janë sot njerëzit e anatemuar nga PS kur ishte në opozitë

Lapsi.al 12 February 2018
Hipokrizia/ Ku janë sot njerëzit e anatemuar nga PS kur ishte në

Sot rrethi është mbyllur. Një nga njerëzit kryesorë të negociatave për ndarjen e detit të qeverisë Berisha, është caktuar ambasador me propozim të Edi Ramës. Presidenti i Republikës ka dekretuar sot diplomatin e karrierës, Ferit Hoxha si ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Z Hoxha ka qenë pjesmarrës aktiv në negociatat që u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese, madje ai i ka mbrojtur ato me forcë gjatë takimeve për sqarimin e opinionit publik. Duke u nisur nga ky precedent i fundit, Lapsi.al ka bërë një vështrim se si i ka emëruar, ngritur dhe pompuar Rilindja njerëzit e çështjeve më të nxehta, që ajo i ka quajtur si krimet më të mëdha gjatë kohës kur ishte në opozitë. 

Kauzat më të mëdha të Ramës ishin:

1) Krimi i Gërdecit me 25 të vrarë

2) Tradhëtia e ndarjes së kufirit detar me Greqinë

3) Kapja e Ilir Metës me bllok në dorë

4) Vrasja e katër qytetarëve në 21 janar

Ç'ka ndodhur sot? 

Ish avokati i Fatmir Mediut dhe ish i afërmi i tij, Ilirian Celibashi  (i katërti në foto) u fut në listat e deputetëve dhe u emërua ministër Shteti në qeverinë e parë Rama, deri sa u tërhoq vetë për t'iu rikthyer avokatisë.

Ish negociatori i marrëveshjes së detit, Ferit Hoxha (i pari në foto), u bë drejtor në ministrinë e Jashtme dhe tani ambasador në UNESCO.

Ilir Meta (në mes) qeverisi me Ramën për katër vite si kryetar Kuvendi dhe me votat e PS u bë President Republike.

Ish pjestari i grupit të zjarrit të gardistëve që vranë në 21 janar, Agron Malaj (i dyti ne foto), u bë kryetar lokal i PS dhe në 2017 u fut në listën për deputet të qarkut Dibër.

Nuk duhen më shumë fakte për të kuptuar se kauzat e mëdha të PS në opozitë tashmë janë varrosur, prandaj asgjë nuk është zbardhur më shumë nga Gërdeci dhe 21 janari ndërsa marrëveshja e detit po rinegociohet në fshehtësi. Prandaj të njëjtët oligarkë që përfituan me Berishën, po vazhdojnë të marrin koncesione, para publike dhe po ngrenë kulla me Edi Ramën.

 ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ermal Meta fiton "Sanremo 2018"

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio M...

01:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI