Flash

(FOTO) Gjendet një bombë, mbyllet aeroporti ndërkombëtar i Londrës

Lapsi.al 12 February 2018
(FOTO) Gjendet një bombë, mbyllet aeroporti ndërkombëtar i

Aeroporti ndërkombëtari i Londrës u mbyll pasi pranë lumit Thames, afër aeroportit, u gjet një bombë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas BBC, bombën e vjetër e gjetën punëtorët e ndërtimit.

 

Raportohet se autoritetet vendase kanë nisur punën për heqjen e saj, ndërsa aeroporti është mbyllur për t'u siguruar që municionet të merren në kushte të sigurta, pa rrezikuar asnjë person.

Aeroporti i Londrës është një aeroport ndërkombëtar i vendosur në lagjen Neëham të Londrës Lindore. Zona ishte shumë industriale dhe shumë e populluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Royal Docks, ku është e vendosur pista tani, ishte një pikë hyrëse kryesore në lumin Thames për mallra dhe tregti.

Drejtori ekzekutiv i aeroportit, Robert Sinclair kërkoi ndjesë dhe tha: “E kuptoj që kjo po shkakton rrëmujë tek pasagjerët, por do mundohemi të zgjidhim gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur." 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI