Flash

Prapaskena/ Çfarë po ndodh me vendin bosh të Halimit në Kuvend

Lapsi.al 10 February 2018
Prapaskena/ Çfarë po ndodh me vendin bosh të Halimit në

Tërheqja nga politika e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Halimi duket se po pasohet në prapaskenë nga një lobim i fortë për të sjellë në vend të tij në Kuvend biznesmenin Astrit Veliaj. Ky renditej i dyti në listën e PD-së në Qarkun e Beratit, pas Halimit që e kryesonte atë.

PD arriti të marrë në këtë qark vetëm një deputet në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Duke qenë se PD nuk plotësonte kriteret e barazisë gjinore ajo është dënuar nga KQZ që sa herë ka lëvizje të tilla të kenë përparësi femrat për tu futur në Kuvend. Kështu, në bazë të ligjit, vendin e Eduard Halimit duhet ta merrte Juvina Jani që mbante vendin e gjashtë në listë. Por ajo e refuzoi menjëherë mandatin e deputetit me arsye personale.

E kontaktuar nga lapsi.al, Jani tha se i duhet të përkushtohet ndaj djalit të saj mitur që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shtoi se shumë shpejti duhet të udhëtojë jashtë vendit. Pas saj mandati i deputetit duhet t’i kalonte Monika Qoses, e shtata në listë.

E pyetur të premten për këtë çështje, Qosja tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për mandatin e deputetit, por nëse kjo do të ndodhte do ta pranonte atë. “Do ta pranoja me kënaqësi, do të ishte një vlerësim për mua” – tha ajo të premten. Duket se diçka ka ndodhur 24 orë më pas pasi demokratja Monika Qosja duket se ka ndryshuar mendje.

E kontaktuar përsëri nga TCH, përmes telefonit, kandidatja e fundit në listën e PD-së për Beratin në zgjedhjet e 25 qershorit nuk pranoi të fliste.

Pyetjes nëse i qëndron deklaratës së një dite më parë, Monika Qosja iu përgjigj shkurt duke thënë se “nuk kishte një konfirmim zyrtar” dhe më pas mbylli telefonin. Nëse edhe Qosja refuzon atëherë mandatin e merr i dyti në listë, që përkon me emrin e biznesmenit Astrit Velia.

Vetë Astrit Veliaj është shprehur se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, – tha Veliaj për Panoramën.

Kjo skemë risjell në kujtesë për nga ngjashmëria atë që ndodhi me listën e socialistëve në Qarkun e Lezhës mandatin e kaluar. Kandidatet Mejreme Delishi dhe Mirela Neli refuzuan mandatin e lënë bosh nga Mimi Kodheli që u bë ministre e Mbrojtjes, duke bërë që ai t’i shkojë Arben Ndokës.

E njëjta gjë ndodhi në Laç me listën e demokratëve, ku ish-zv/trajneri i Kombëtares, Vasil Bicaj, refuzoi mandatin, gjë që mundësoi futjen në Parlament të Mhill Fufit.

Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t’i kalojë ish-deputetit Astrit Veliaj. ©LAPSI.al

LISTA/ Qarku Berat

Eduard Halimi

Astrit Veliaj

Lefter Maliqi

Bujar Hoxhaj

Myslym Haxhi

Juvina Jani

Monika Qosja

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI