Flash

Si i falsifikonin pronat në Gjirin e Lalzit ish-zyrtarët komunalë

Lapsi.al 9 February 2018
Si i falsifikonin pronat në Gjirin e Lalzit ish-zyrtarët komunalë

Plot 10 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumentave të pronave në bregdetin e Spilles dhe të Gjirit të Lalzit. Po ashtu, për këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar 4 ish-zyrtarë pasi akuzohen për “abuzime me pronat”. Ka qenë raporti i KLSH-së ai që ka zbardhur të gjitha rastet e falsifikimeve duke çuar në arrestimin e tyre.

Ish-Komuna Ishëm jepte me qira plazhet duke u bazuar në VKM e miratuar një vit më pas. Shfrytëzimi i dhënies me qira të hapësirave publike, kryesisht atyre plazhe janë kryer në procedura flagrante ligjore. Ish-Komuna Ishëm ka dhënë 10 leje me qira duke u bazuar në një VKM që miratimi ka kaluar një vit pas lidhjes së këtyre kontratave, i cili kohështrirjen e përcakton deri në 3 vjet dhe jo 10 vjet siç dhe kanë proceduar këto ish-funksionarë shtetërore.

Pas hetimit të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, është bërë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për shtetasit:

1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish- Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20.04.1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, mësohet se skema e falsifikimit e përdorur nga këta 4 ish-zyrtarë është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI