Flash

Edi Paloka akuzon Fevziun se ndihmoi Saimir Tahirin

Lapsi.al 9 February 2018
Edi Paloka akuzon Fevziun se ndihmoi Saimir Tahirin

Edi Paloka ka "akuzuar" Blendi Fevziun se është ai që e shpëtoi Saimir Tahirin. Deputeti demokrat ka kujtuar intervistën që ish ministri dha në Opinion një ditë përpara se të diskutohej imuniteti për arrestimin e tij. Ai është shprehur se Saimir Tahiri ‘u shpëtua’ nga kryeministri Rama, pasi erdhi dhe qau në emisionin Opinion. Sipas Palokës, Rama e shpëtoi Tahirin pasi ai është i përfshirë vetë në çështjen Tahiri dhe dalja e ish ministrit në ‘Opinion’ e ka trembur atë.

“Rama kur e pa që qau këtu tha, imagjino çfarë do të bëjë ky kur të shkoj para prokurorëve. Nuk i dhimbset Saimiri, i dhimbset Ramës koka e vet. Ramën nuk e trembi kërcënimi i Tahirit s’ke parë gjë akoma, e trembi e qara  e Saimirit këtu. Rama u tremb se mendoi se cfarë do bëntë Tahiri kur të shkonte në Prokurori. Nuk ka idiot që ta besoj që ajo që ndodhi me drogën, është krejt e Saimir Tahirit dhe Rama është i pafajshëm, nuk e beson njeri”, ka deklaruar Paloka

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI