Flash

Koment/ Pse PD fliste për Trump dhe Rama i përmendte prangat?

Lapsi.al 8 February 2018
Koment/ Pse PD fliste për Trump dhe Rama i përmendte prangat?

Shumëkush e ka ndjekur sot me habi seancën parlamentare, ku opozita provokoi një debat mbi votën e Shqipërisë kundër vendimit të Donald Trump për të çuar ambasadën e vendit të tij nga Telavivi në Jeruzalem. Ajo që bëri përshtypje qe qëndrimi i kryeministrit, që ndryshe nga shefi i diplomacisë Bushati, iu shmang krejtësisht kësaj teme. Në vend të fliste për OKB-në, për marrëdhëniet e Tiranës me Uashingtonin, për atë se kush ia kishte kërkuar Shqipërisë një vendimarrje të tillë, Erdogani apo Macroni, Rama dredhoi krejtësisht. Ai u mbeshtet tek një taktikë e vjetër që e përdor shpesh kundër opozitës: “Ju nuk e keni hallin tek Jeruzalemi, por tek reforma në drejtësi”, dhe e shfrytëzoi të gjithë kohën e tij në parlament për të treguar se si ora e ndëshkimit të ish qeveritarëve po vjen.

Natyrisht, ajo edhe mund të vijë dhe shumë shqiptarë e presin ndoshta me gëzim ndëshkimin e mëkateve të qeverisë Berisha. Nga CEZ-i dhe Rapiscan-i, e deri tek vjedhjet me ndërtimin e rrugëve, duhen zbardhur sa më parë. Por problemi i seancës së sotme parlamentare nuk ishte ky.

Problemi është se Rama po e përdor vend e pa vend reformën në drejtësi, si një mashë për t’i shpëtuar halleve të veta.

Dhe kështu ai po bëhet një gur prove për një debat që është hapur kohët e fundit në vend, mes gazetarëve dhe personaliteteve të pavarura nga asnjë parti (lexo debatin poshtë mes Bazes dhe Lubonjës). Prej disa ditësh ata po debatojnë për një çështje të nxehtë: A po bëjmë një drejtësi që do i japi fund pandëshkueshmërisë (dhe që heton njësoj edhe Saimir Tahirin edhe Shkëlzen Berishën), apo një drejtësi që do përdoret si armë ndëshkueshmërie e një pale të vetme (që lehtëson Saimirin dhe rëndon Shkëlzenin).

Me qëndrimin e sotëm në parlament, Edi Rama i ka dhënë një avantazh të qartë atyre që mendojnë se Edi Rama po e përdor drejtësinë si shantazh ndaj kundërshtarëve politikë. Ai atë e tregoi edhe sot, ku në vend që të fliste për presidentin Trump, foli për prangat në duart e opozitarëve dhe e kërcënoi Berishën me burgosjen e njerëzve të familjes së tij natyrale dhe politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI