Flash

Grabiti me armë supermarketin, në burg djali i kryeprokurorit të Breshias

Lapsi.al 8 February 2018
Grabiti me armë supermarketin, në burg djali i kryeprokurorit të

Djali i kryeprokurorit të Breshias do të qëndrojë në qeli, pasi gjyqtarja Laura Garufi vendosi masën e arrestit me burg për grabitje me armë në një supermarket Conad në Zogno, të mërkurën në mbrëmje.

32-vjeçari Gianmarco Buonanno, i biri i kryeprokurorit Tommaso Buonanno, ishte bërë gati për arrestin shtëpiak, madje duke vendosur edhe byzylykun elektronik, por Garufi vendosi qëndrimin në qeli, motivuar me rrezikun e lartë të përsëritjes së krimit dhe paaftësisë për të kontrolluar veten.

I akuzuari pranoi krimin dhe refeu se si kishte blerë nga nga dy pistoletat dhe një automatik nga një afrikanoverior, në Zingonia, për 1400 euro.

Buonanno tha se është penduar dhe e ka kuptuar gabimin, por kjo ka qenë e pamjaftueshme për gjyqtaren, e cila vendosi qëndrimin në qeli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI