Flash

Gjermani, 4 muaj pas zgjedhjeve arrihet marrëveshja për koalicionin qeveritar

Lapsi.al 7 February 2018
Gjermani, 4 muaj pas zgjedhjeve arrihet marrëveshja për koalicionin

Konservatorët e CDU dhe social demokratët SDU arritën kompromisin për krijimin e qeverisë së re gjermane. Nëse baza social demokrate e voton këtë marrëveshje, Angela Merkel fillon mandatin e katërt në një koalicion të ri me bazë të gjerë.

Media të ndryshme njoftojnë se socialdemokratët do të marrin tre poste të rëndësishme ministrore, atë të Ministrisë së Jashtme, që flitet se do t’a marrë kreu i SPD, Martin Schulz, Ministrinë e Financave, që deri më tani e kanë drejtuar konservatorët, dhe atë të Punës. Ndërsa kristiansocialët do të marrin Ministrinë e Brendshme, ku ministër pritet të bëhet kreu i partisë, Horst Seehofer.

Konservatorët e CDU do të marrin përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe të Mbrojtjes. Megjithatë para krijimit të qeverisë pritet vota e bazës socialdemokrate që nuk është shumë entuziaste për një koalicion të ri me CDU e CSU.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI