Flash

ERTV çmend qeverinë, ministrat vënë në skenë spektaklin grotesk

Lapsi.al 7 February 2018
ERTV çmend qeverinë, ministrat vënë në skenë

Nuk kishte pasur më parë, dëshmi më të qartë të përçudnimit të qeverisë, sesa një spektakël grotesk i transmetuar në ERTV (Edi Rama Televizion) këtë të mërkurë, ku ishin protagonistë drejtuesit më të lartë të ekzekutivit.

Ishte sa e habitshme, po aq qesharake të shihje zv.kryeministren e Shqipërisë në rolin e moderatores televizive, që lëvizte me mikrofon në dorë duke marrë në pyetje të ftuarit në skenën Pallatit të Kongreseve.

Në panel, ERTV kishte ftuar ministra të tjerë, biznesmenë afër qeverisë, pedagogë të zënë në hall, specialistë e drejtorë të administratës të marrë peng nga vendi i punës, për t'u përdorur si kukulla në një teatër propagandistik.

Salla e Pallatit të Kongreseve ishte plot. Qindra punonjës të administratës e lanë detyrat shtetërore në mesjavë për të ndjekur këtë paradë suksesesh.

Nën drejtimin e moderatores Senida Mesi, talk-show ndërpritej herë pas here nga video të shkurtra në formë publiciteti. Thyhej monotonia kur në ekran shfaqej një ministre që lëshonte sllogane suksesi, pastaj një histori njerëzore ku qytetari gjente zgjidhjen e hallit të çertifikatës, dhe më pas, pamjet bardh e zi të radhëve në sportelet e së shkuarës.

Nuk munguan në transmetim as lidhjet direkte nga terreni, përmes ekraneve gjigande të televizionit, që ishin vendosur në skenë.

Niko Peleshin e kishin çuar në Lushnjë për të raportuar për ERTV nga një pikë shërbimesh. Për aq kohë sa ministrii, i futur krejtësisht në rolin e gazetarit, mbaroi lidhjen direkte me Senida Mesin, punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë qëndronin krah tij,  të ulur në tryezën bosh, si të ngrirë .

Gjithsesi me Niko Peleshin regjizorët kishin bërë zgjedhjen e duhur. Raportimi i tij i qartë dhe pa gabime e justifikonte udhëtimin deri në Lushnjë.

Pa mbaruar akoma duartrokitjet për Peleshin, lidhja kaloi tek një tjetër reportere e ERTV-së, Ogerta Manastirliu, të cilën televizioni e kishte dërguar të raportonte nga një qendër shëndetësore.

Mjekët dhe infermierët kishin lënë pacientët të prisnin dhe të mbledhur përreth reporteres-ministre bënin rolin e figurantëve. Personazhi kryesor i mizanskenës ishte një student invalid, që i qëndroi skenarit dhe falenderoi qeverinë.

Në moderimin e Senida Mesit, performanca vazhdoi për më shumë se një orë.

Fill pas kësaj, një pjesë e dytë prej 40 minutash iu dedikua vetëm Edi Ramës, që performoi në një zhanër tjetër, më të vështirë.

“One man show” i përshtatej më shumë pozicionit si pronar. Për më tepër i dha Ramës mundësinë të tregojë edhe njëherë talentin në oratori, ku nuk munguan batutat me publikun, ndërsa ecejakej i shpenguar nëpër skenën e Pallatit të Kongreseve

Histori njerëzore, intervista, lidhje direkte, bisedë në studio… ERTV e pushtoi edhe këtë paradite pjesën më të madhe të televizioneve informative. Në dispozicion ka të gjithë qeverinë. Burimet njerëzore dhe ato financiare nuk janë problem, për sa kohë nuk deklarohen.

Por mjaftonin pak minuta vëmëndje në këtë shfaqje surreale, për të kuptuar se sa më lart të shkosh në nivelet e qeverisjes, aq më të vështirë e ke t'i rezistosh një lajthitjeje kolektive që ka pushtuar ekzekutivin.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Video më poshtë, pjesa e parë e spektaklit:

Video më poshtë, pjesa e dytë e spektaklit, ku flet Edi Rama

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI