Flash

Agron Llakaj sulmon Eni Cobanin,'Ka një rubrike banale '

Lapsi.al 7 February 2018
Agron Llakaj sulmon Eni Cobanin,'Ka një rubrike banale '

“Lira” është kthyer në një tjetër rol  të aktorit Agron Llakaj, për të cilën pati shumë diskutime në media, pasi u mor sikur ai imitonte juristen e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani. Aktori i humorit shpjegoi se ai personazh nuk është Eni Çobani, por është një përzgjedhje e marrë nga ekrane të ndryshme. Megjithatë ai nuk i kurseu kritikat për rubrikën e Enit, duke e cilësuar si “banalitet dhe varfëri shpirtërore për shoqërinë”.“Ai personazh nuk është Eni Çobani. Po të ishte Eni do e vendosja emrin Eni Çobani, s’do ja vendosja Lira. Ajo është përzgjedhje marrë nga ekrane të ndryshme, duke marrë pak nga një personazh, pak nga një tjetër dhe është krijuar një personazh si Lira.

Unë me komente nuk para merrem, por kam dëgjuar se ka thënë se Agron Llakaj ushqehet me mua, etj. Por, nëqoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur nga popull kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe për të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të ndërtosh të ardhmen. Megjithatë është puna dhe qëllimi i çdokujt, mënyra se si e kanë menduar ta menaxhojnë veten dhe aftësitë e veta.”,- u shpreh Agron Llakaj në Energy Radio./Nrg Radio/

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI