Flash

Lufta për FSHF-në/ Duka darkë në Durrës, Fino “vë në rresht” kryebashkiakët e majtë në Tiranë

Lapsi.al 6 February 2018
Lufta për FSHF-në/ Duka darkë në Durrës, Fino

Kandidati për president në FSHF, Bashkim Fino, ka mbledhur në një darkë të gjithë kryetarët e bashkive të Partisë Socialiste, që kanë të drejtë vote në Asamblenë e Përgjithshme, që do të mbahet nesër prej orës 9. Në darkë kanë qenë emra të njohur, si Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë, apo edhe Gaz Demi, presidenti i Partizanit.

Gjithashtu, ftesës së Finos për darkë i janë përgjigjur të gjithë kryetarët e bashkive të majta. Një tjetër darkë është mbajtur në Durrës e organizuar nga FSHF e cila ka ftuar të gjithë anëtarët e Asamblesë dhe të dërguarit e UEFA-s. Takimi u organizua në hotelin “Adriatik” të Durrësit, aty ku do të zhvillohet edhe Asambleja. Fino nuk morri pjesë në këtë darkë duke shkruar në Facebook se nuk ka pasur ftesë, por FSHF publikoi njoftimin për deputetin socialist. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI