Flash

Arrestimet/ Përplaset Mero Baze me Fatos Lubonjën

Lapsi.al 6 February 2018
Arrestimet/ Përplaset Mero Baze me Fatos Lubonjën

Arrestimi i disa ish-drejtorëve që sot i përkasin opozitës dhe thirrja në Prokurori e Shkëlzen Berishës ka shkaktuar një debat të madh në vend. Për disa që duan ta shohin gotën gjysëm plot ky është hapi i parë drejt funksionimit të Reformës në Drejtësi. Për të tjerë kjo është vetëm shenja e keqe se drejtësia po përdoret si armë në duart e Edi Ramës. Në llogore të kundërta në këtë “dyluftim” janë vendosur edhe Fatos Lubonja dhe Mero Baze (lexo shkrimin poshtë/ Lapsi.al).

I ftuar mbrëmë në rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja i konsideroi arrestimet si politike duke theksuar se drejtësia po vepron vetëm mbi opozitarët. Ai lëshoi alarmin se mund të kthehemi nga koha e drejtësisë që nuk ndëshkonte njeri në periudhën e fillim viteve ’90 kur njëra palë e përdorte atë për të goditur palën tjetër.

Tipik është rasti i Fatos Nanos, edhe ai mund të kishte vjedhur vërtetë, por qëllimi ka rëndësi, e mira thonë romakët s’matet me aktin, por me qëllimin që e bën, pra mund të futësh një hajdut në burg, por nëse e fut se s’të lë ty të vjedhësh qëllimi është i keq, se të merr ty pjesën e tepsisë” - tha Lubonja i cili shtoi se: “Po arrestohen vetëm opozitarë, keni dëgjuar ndonjë pushtetarë? Shikoni çfarë u bë me Saimir Tahirin, që ishte shumë e rëndë, një polici e tërë e inkriminuar, e futur në trafik droge, policë që arratisen të gjithë. Kjo është teatër, një drejtësi që godet vetëm njërën palë”.

Por ndryshe nga Lubonja, Mero Baze ka një mendim krejtësisht tjetër. Në editorialin e sotëm në gazetën “Tema”, Baze denoncon zyrtarët politikë që shkojnë të bëjnë presion në sallat e gjykatave dhe i krahason ata me gardistët që mbushnin sallën e gjyqit në 21 janar.

Dhe në vend që të ndëshkohet ky standard që po tentohet të vendoset kundër drejtësisë, ka zëra si Fatos Lubonja, që i janë bashkuar modelit të gardistëve që kërcënonin drejtësinë, duke thënë se këto gjyqe janë më keq se sa kur nuk dënohej asnjë njeri. Kjo qasje është përpjekja e parë zyrtare në Shqipëri për ta institucionalizuar mosndëshkueshmërinë, për arsye politike. Dhe më e bukura është se kanë si arsyetim faktin që nuk po arrestohet ndonjë nga qeveria, ndërkohë që me këtë standard që duan të vendosin, shpëtojnë së pari qeverinë. Drejtësia sapo ka lluar të veprojë dhe askush nuk përjashton mundësinë që ‘rrjeta’ të kapë dhe dikë nga qeveria. Por duke qenë se sot janë nën hetim dosjet e vjetra, ish-qeveritarët janë në krye të listës. Problemi që ka ky arsyetim i Lubonjës dhe “gardistëve” politik të opozitës, që mbushin sallën e gjykatës, është se pikërisht ky standard shpëton dhe qeverinë nga gjykimi. Nëse ne bëjmë standard shkuarjen e “gardistëve” politikë në gjykatë, ulërima e liderëve për të mos u arrestuar, për çdo njeri që u çonte çantën me lekë, atëhere këtë gjë mund ta bëjë dhe qeveria kur të arrestohet ndokush. “Gardistët” e gjykatave nuk mund të thonë që këta të qeverisë e kanë hallall të dënohen, kurse këta ish-qeveritarët që kanë vrarë së paku 30 vetë, për të vjedhur dhe kanë pas akuza penale të mbyllura me procedurë, nuk duhet të dënohen” - shkruan Baze.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI