Flash

(VIDEO) Shikoni syzet e para në botë që filmojnë 360 gradë

Lapsi.al 5 February 2018
(VIDEO) Shikoni syzet e para në botë që filmojnë 360

"Janë syze me stil tërheqës dhe përmbajnë katër kamera, dy përpara dhe dy prapa”, thotë Adil Suranchin i kompanisë prodhuese, “Orbi”.

Rezultati është video tredimensionale me rezolucion 4K. “Këto janë syzet e para në botë që filmojnë në 360 gradë”, thotë Suranchin. Syzet mundësojnë që pamjet të filmohen nga këndvështrimi i saktë i personit, ndërsa duart i ka të lira.

“I vendos syzet, shtyp një buton, dhe mund t’i thuash lamtumirë të gjitha pajisjeve mbështetëse që duhen për kamerat e sotshme. Secila prej kamerave ka fushëpamje prej 180 gradësh, pra mund të filmoni gjithçka rrotull”, thotë Suranchin.

Kompania ka menduar edhe për aspektet e privatësisë, për të cilat shumë njerëz shqetësohen.

“Kemi drita sinjalizuese LED, të cilat ndizen kur po regjistrohen pamje, kështu që të gjithë njerëzit rrotull të dinë që po filmohen”, thotë Suranchin.

Videoja mund të shpërndahet menjëherë, dhe mund të ruhet në një kartë memorieje. Syzet i rezistojnë ujit, kanë xhama të polarizuar, mund të porositen për 399$, dhe kompania fillon shpërndarjen në muajin gusht.

Të këshilluara

Modeli i ri i Laptop nga Microsoft

Modeli më i ri i laptop i sjellë nga Microsoft është modeli Surface. Ky laptop vjen në katër ngjyra dhe opsione të Intel Core m3, Intel Core i5 or Core i7 me 1...

16:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI