Flash

(VIDEO) Kurdët përleshen me policinë në protestën kundër vizitës së Erdogan në Itali

Lapsi.al 5 February 2018
(VIDEO) Kurdët përleshen me policinë në protestën

Komuniteti kurd në Romë manifestoi kundër vizitës zyrtare të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Itali.

Protesta e tyre u zhvillua në kështjellën "Sant'Angelo", jashtë zonës së blinduar nën masa tejet të forta sigurie.

“Erdogan Vrasës”, “Larg duart nga Kurdistani”, “Turqi =Erdogan = autostradë për terroristët”, bërtisnin në kor kurdët në protestë. Kësaj proteste iu bashkuan shumë akvitistë të organizatave joqeveritare italiane në mbrojtje të lirive e të drejtave njerëzore.

Një prej manifestuesve ka propozuar duke marrë me vete turmën për të vazhduar protestën në Vatikan, ku po zhvillohej dhe takimi i Erdogan me Papa Françeskun.

Për të ndaluar këtë iniciativë, ndërhynë forcat e rendit dhe në përleshje trup më trup të manifestuesve me policinë italiane, një prej manifestuesve u plagos lehtë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI