Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

(VIDEO) “Kjo është për djemtë tanë”, piloti rus hedh veten në erë për të mos u kapur nga xhihadistët

Lapsi.al 5 February 2018
(VIDEO) “Kjo është për djemtë tanë”, piloti

Një pilot rus në Siri, në mënyrë dramatike bërtiti, “Kjo është për djemtë tanë!” duke u vetëvrarë me një granatë për të mos u kapur nga xhihadistët.

Majori Roman Filipov doli nga avioni i tij luftarak Sukhoi 25SM pasi u godit nga një raketë në Idlib të Sirisë.

Piloti 33-vjeçar ndodhej në rrezik nga luftëtarët rebelë të Al-Kaedës të lidhur me frontin Al-Nusra.

Major Filipov ishte në kontakt radiofonik me bazën ajrore ruse në Khemeimin të Sirisë, ndërkohë që vrau dy rebelë me armën e tij tek sa xhihadistët i afroheshin atij.

Por duke parë që ndodhej në një situatë të pashpresë, ai nxorri granadën e tij për t’u vetvrarë.

Fjalët e tij të fundit në një video të publikuar nga mediat e huaja ishin: “Kjo është për djemtë tanë!”. 

Majori Filipov, nga Vladivostoku i Rusisë, është nominuar pas vdekjes me nderin më të madh të Kremlinit – Hero i Rusisë. Çmimin pritet ta japë Presidenti Vladimir Putin.

Të këshilluara

Vetëvritet djali i Fidel Castros

Djali i Fidel Castros ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana sipas medias shtetërore kubane. 68-vjeçari Fidel Ángel Castro Díaz-Balart, i cili u gjet i vdek...

15:37

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI