Flash

VIDEO/ “Eagles” fitojnë Super Bowl, mes çmendurisë së milionave dhe spektaklit

Lapsi.al 5 February 2018
VIDEO/ “Eagles” fitojnë Super Bowl, mes çmendurisë

“Eagles” nga Filadelfia triumfuan në edicionin e 52-të të “Super Bowl” duke mposhtur “New England Patriots” të Boston me rezultatin 41 - 33. Është hera e parë që “Eagles” fitojnë trofeun përballë 6 herë fituesve të “Patriots”. Skuadra nga Filadelfia ishte në avantazh për të gjithtë takimin, por pati drithërima në momentet e fundit kur “Patriots” të udhëhequr nga ylli absolut i futbollit amerikan Tom Brady ia doli të kalojë skuadrën momentalisht në avantazh në rezultatin 33 - 32.

https://www.youtube.com/watch?v=nIiWpIa1t0Y

Por “Eagles” të udhëhequr nga një “quarterback” si Nick Foles nuk u dorëzuan dhe në më pak se 2 minuta u rikthyen në avantazh me një realizim spektakolar. Ndeshja u vendos përfundimisht në përballjet e fundit ku Tom Brady humbi topin duke minimizuar çdo mundësi që “Patriots” të rikuperonin. Ndeshja u mbyll 41-33 dhe Foles u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Spektakli

Hapja e spektaklit iu besua Pink e cila këndoi edhe himnin amerikan.

https://www.youtube.com/watch?v=Jg6jSH_ZRQM

Ishte Justin Timberlake ai që performoi në pushimin e pjesës së parë. Performanca e tij pritej me interes pas asaj që ndodhi 14 vjet më parë kur ai i zbuloi gjoksin në skenë Janet Jackson. Ishte një gjest që u kritikua pa masë, por këtë herë nuk pati skandale.

https://www.youtube.com/watch?v=CeVkKoSgkTg

Timberlake i bëri një homazh figurës së Princë i ndarë nga jeta vitin e kaluar duke kënduar “I Would Die For You” ndërsa një pjesë e skenës u ngjyros me rozë bashkë me simbolin e artistit të ndjerë. Timberlake performoi hitet e tij “Filthy”, “SexyBack” dhe “Cry Me A River”.

https://www.youtube.com/watch?v=XS5UpIZvkPU

Nuk munguan në Twitter edhe thumbimet se skenës i mungonte Janet Jackson. Kjo e fundit reagoi duke shkruar: “Për të hequr çdo spekulim dhe thashetheme po ju sqaroj se unë nuk do të jem pjesë e Super Bowl. Faleminderit për mbështetjen”.

Rekordet

Ashtu siç pritej edhe kjo sfidë mbërtheu para ekranit miliona amerikanë. Për herë të parë në 30 vjet, gjatë zhvillimit të kësaj finale, Trupat ushtarake amerikane Marins transmetuan në internet një spot me synimin për të rekrutuar të rinj e të reja që kanë përballuar e fituar sfida gjatë jetës së tyre dhe që kanë aplikuar sporte si mundja apo Rugby. Super Bowl, ngjarja më e madhe sportive në SHBA, u transmetua nga rrjeti NBC. Një reklamë prej 30 sekondash i gjatë kësaj ndeshjeje kushtonte 7.7 milionë dollarë. ©përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI