Flash

Protesta në Athinë, grekët presion qeverisë për negociatat e emrit të Maqedonisë

Lapsi.al 4 February 2018
Protesta në Athinë, grekët presion qeverisë për

Pjesëmarrja e qytetarëve grekëve në protestë kundër asaj që e konsiderojnë vjedhje të historisë dhe të kulturës së tyre ka qenë e paprecedentë.

Qindra mijëra njerëz nga e gjithë Greqia mbushën sheshin Sintagma në Athinë. Protestuesit ishin aq shumë sa sheshi nuk mjaftonte dhe qytetarët qëndruan në rrugët përreth tij gjatë orëve të protestës.

Ajo që e bëri më të bukur protestën e grekëve ishte se organizimi u bë thjesht dhe vetëm nga qytetarët në rrjetet sociale dhe jo nga partitë politike.

Pas një proteste të tillë, presioni ndaj negociatorëve grekë me ato maqedonas për emrin është akoma më i madh. Organizatorët ishin shoqata të ndryshme kulturore nga vendi dhe diaspora, të cilët e quajtën këtë një demonstrim kundër përpjekjeve të “FYROM” ose shtetit të Maqedonisë që tenton të grabisë pjesë të historisë dhe kulturës greke.

Kulmi i protestës nuk ishte fjalimi i një politikani por i një kompozitori, 92 vjeçarit grek Mikis Theodhorakis, një figurë simbolike e Greqisë.

Një natë më parë, anarkistët kishin sulmuar shtëpinë e tij duke shkruar me bojë të kuqe në hyrjen kryesore mesazhe kërcënuese. Pavarësisht kësaj Theodhorakis doli në protestës dhe deklaroi publikisht se ishte “gati dhe shumë i qetë”.

"Maqedonia ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë Greqi" i tha Teodorakis turmës së njerëzve, duke theksuar se çdo sugjerim për zgjidhjen e çështjes duhet të vendoset me një referendum.

"Nëse një qeveri duhet të firmosë në emër të vendit, nuk ka asnjë dyshim që më parë, duhet të pyesë popullin grek" u shpreh Teodorakis para qindra mijëra protestuesve që mbanin në duar flamuj ku shkruhej “Duart larg nga Maqedonia” dhe “Maqedonia është Greqi”. Qeveria e majtë e Syriza-s ka propozuar një zgjidhje që e përfshin fjalën Maqedoni brenda emrit zyrtar të shtetit fqinj, por që e diferencon qartë nga krahina e Maqedonisë në Greqi. Por për shumë grekë, sërish kjo zgjidhje është e papranueshme.

Pa i hyrë në detaje mosmarrëveshjeve mes grekëve dhe maqedonasve, protesta e grekvëve në sheshin Sintagma është për t'u admiruar, si një shembull i presionit qytetar ndaj pushtetarëve, që marrin përsipër të negociojnë çështjen kombëtare.

Në kontrast me atë që ndodh në Greqi, shqiptarët janë krejt të painformuar për çfarë u ra dakort mes Edi Ramës dhe Aleksis Cipras qoftë për kufirin detar, për varrezat greke apo për çështje të tjera. Dihet vetëm një deklaratë e Nikos Kocias, Ministri i Jashtëm grek për qytetarët e tij se me Shqipërinë është rënë dakort për 12 miljet detare që i takojnë Greqisë. E megjithë këtë nëpërkëmbje dhe shpërfillje arrogante që i bëhet shqiptarëve, në protestën para kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pjesëmarrja ishte për të ardhur keq.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI