Flash

Familja në varfëri/ Grupi Balfin i përgjigjet thirrjes së 'Fundjavë Ndryshe' për të ndërtuar shtëpinë

Lapsi.al 3 February 2018
Familja në varfëri/ Grupi Balfin i përgjigjet thirrjes së

Historia e varfërisë së familjes Sorra në njësinë administrative Kashar, tronditi dhe preku mbarë audiencën përgjatë transmetimit të reportazhit në emisionin STOP në TV Klan.

Kryefamiljari, Ferit Sorra, vuan nga një sëmundje terminale, ndërkohë ai nuk përfiton as KEMP. Kjo familje shumë pranë kryeqytetit jeton në kushte shumë të vështira me vetëm 6 mijë lekë në muaj, ndërsa pjesëtarët e familjes apelojnë për ndihmë.

Çdo ditë është një luftë e vërtetë për mbijetesë dhe situata sa vjen e vështirësohet më shumë. Drejtori Ekzekutiv i “Fundjavë Ndryshe”, Z. Arbër Hajdari, ka drejtuar një thirrje për ndihmë, pasi përpos mungesës së ushqimit familja Sorra jeton në një banesë, e cila rrezikon të shembet dita ditës.

Gjatë transmetimit live të emisionit, Presidenti i Grupit Balfin, Z. Samir Mane, nëpërmjet kompanisë SPAR Albania, ka shprehur gatishmërinë për ti ndërtuar shtëpinë familjes në nevojë. Kjo inisiative vjen si pjesë e donacioneve që fondi Balfin, i krijuar me përkujdesjen e veçantë të vetë Z. Mane, me qëllim mbështetjen e shtresave të varfëra, dhuron në mënyrë të vazhdueshme.

Grupi Balfin, si një biznes me përgjegjësi të lartë sociale është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Si pjesë e strategjisë për përgjegjësinë sociale, kontributi për shtresat e marxhinalizuara të shoqërisë është ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të programeve sociale të Grupit.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Vetëvritet djali i Fidel Castros

Djali i Fidel Castros ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana sipas medias shtetërore kubane. 68-vjeçari Fidel Ángel Castro Díaz-Balart, i cili u gjet i vdek...

15:37

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në Ankara

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë, pasditen e sotme. Deri tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale...

19:06

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI