Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Vetëvritet djali i Fidel Castros

Lapsi.al 2 February 2018
Vetëvritet djali i Fidel Castros

Djali i Fidel Castros ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana sipas medias shtetërore kubane. 68-vjeçari Fidel Ángel Castro Díaz-Balart, i cili u gjet i vdekur të enjten në mëngjes, kishte disa muaj që trajtohej nga mjekët për shkak të depresionit.

Djali i parë i ish-liderit kuban ishte një fizikant bërthamor i trajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik. Ai drejtoi programin bërthamor të Kubës nga 1980 në 1992, përpara se të pezullohej pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.

 

 

Fidel Castro Diaz-Balart lindi gjatë martesës së shkurtër të babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikani të njohur para revolucionit. Pjestarë të familjes së nënës së tij u bënë figura të shquara në komunitetin anti-Kastro në Florida.

Kushëriri i tij Mario Diaz-Balart është një kongresmen amerikan. Kohët e fundit ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban dhe shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.

Babai i tij, Fidel Castro, figurë revolucionare dhe një nga udhëheqësit politikë që ishte për një kohë të gjatë në pushtet u nda nga jeta më 26 nëntor të 2016 në moshën 90 vjeçare.

Të këshilluara

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në Ankara

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë, pasditen e sotme. Deri tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale...

19:06

'Lista Putin', reagon ashpër Presidenti rus

Presidenti rus, Vladimir Putin, reagoi ashpër ndaj listës së zezë të publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit që ka përfshirë 210 politikanë dhe oligarkë ...

21:53

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI