Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Tillerson: Venezuela rrezikon grushtin e shtetit

Lapsi.al 2 February 2018
Tillerson: Venezuela rrezikon grushtin e shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson sygjeroi se Venezuela mund të përballet me një grusht shteti.

Tillerson tha se SHBA-të nuk nxisin ndryshimin e regjimit dhe se nuk kishte të dhëna për ndonjë aksion të mundshëm. Por, parashikimin e tij, ai e bazoi në historinë e shkuar të Amerikës Latine, ku ushtria ka ndërhyrë shpesh në kriza serioze si ajo që po kalon Venezuela tani.

Tillerson i bëri këto komente sot, vetëm pak para se të nisë turneun e tij diplomatik në Amerikën Latine. Madje, Tillerson e shfrytëzoi fjalimin edhe për të ironizuar se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duhet të strehohet në Kubë.

“Nëse situata bëhet shumë e nxehtë për të, jam i sigurtë se miqtë e tij në Kubë do t’i gjejnë një vilë në plazh”, deklaroi Tillerson, i cili tha se ushtria është agjent ndryshimi kur gjërat janë shumë keq dhe lidershipi nuk i shërben më popullit.

Prej muajsh, Venezuela është në një krizë të thellë ekonomike, aq sa njerëzit janë detyruar të plaçkisin për t’u ushqyer. Protestat masive kanë trazuar disa herë vendin. Presidenti Maduro fajëson opozitën dhe agjentët e huaj për krizën, pakënaqësitë në popull shtohen gjithnjë e më shumë, ashtu si dhe zërat për ndërhyrjen e ushtrisë.

Kujojmë se Venezuela është një nga vendet më të pasura në botë me naftë, por edhe nga më të korruptuarit.

Të këshilluara

Vetëvritet djali i Fidel Castros

Djali i Fidel Castros ka vrarë veten në shtëpinë e tij në Havana sipas medias shtetërore kubane. 68-vjeçari Fidel Ángel Castro Díaz-Balart, i cili u gjet i vdek...

15:37

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në Ankara

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë, pasditen e sotme. Deri tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale...

19:06

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI