Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Pse e sulmoi Basha, Lubonjën?

Lapsi.al 2 February 2018
Pse e sulmoi Basha, Lubonjën?

Shumëkush nga ata që e kanë parë të enjten në mbrëmje debatin nervëtendosur në “Studio e hapur”, kanë mbetur të befasuar teksa e dëgjonin Lulzim Bashën ta akuzonte Lubonjën si antiopozitar, si ndihmues të Edi Ramës dhe kulmi i kulmeve, si njeri që e kishte detyruar atë vetë të shkonte e të bënte një pakt me kryeministrin në 18 maj.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që në një studio televizive, lideri i PD zgjedh të hiqet si viktima e antiopozitarizmit të shpallur të shqiptarëve. Nuk është një risi që në mungesë të argumentit, ai të bërtasë se nuk mund t’i mbyllet goja pakicës. E me siguri, nuk ka për të qenë as tentativa e fundit, për të sulmuar ata që pretendojnë se dy partitë e mëdha ngjajnë si dy pika uji.

Por, pyetja që shtrohet pasi ke ndjekur atë përballje të ashpër është: si ka mundësi që mllefi breshëror i Bashës të mbërrijë deri te Lubonja? Çfarë vizioni të errësuar të realitetit duhet të kesh, sa të etiketosh kritikun më epik të Edi Ramës, njeriun që e denoncon atë prej dy dekadash, si një avoakat të kryeministrit aktual? Çfarë paaftësie për të bërë opozitë parimore dhe të ndershme të detyron ta quash kundërshtarin mashtrues dhe marksist? Dhe, në fund të fundit, cili ligj i logjikës e përligj akrobacinë që Basha lëshoi nga goja dje: “Unë shkova e u ula në marrëveshje me Ramën, ngaqë Lubonja ashtu si një pjesë e elitës së Tiranës nuk më përkrahu gjatë aksionit të çadrës (gjë që nuk është e vërtetë, por që edhe po të ishte, nuk e përligj tradhëtimin e bindjeve për hir të rrethanave).  

Për të kuptuar këto qëndrime, që të radhitura kështu duken si të dala nga goja e një njeriu që ka humbur sensin e realitetit, duhet të kuptojmë pak më mirë kontekstin se si u zhvillua ky debat. Që në fillim, Lubonja, një kritik i ashpër dhe i palodhur i Rilindjes, i tha Bashës në sy se opozita e drejtuar nga ai nuk ngjall shpresë. Se vërtet qeveria është fajtore që shqiptarët po e braktisin në mënyrë masive vendin, por kjo ndodh edhe për shkak se ata nuk perceptojnë asnjë alternativë që do t’i bënte të qëndronin këtu. Se vërtet Edi Rama po e grabit çdo pasuri të këtij vendi në bashkëpunim me oligarkët, por fatkeqësisht, ata janë të njëjtat emra që e kanë bërë këtë edhe gjatë pushtetit të PD. Se vërtet Edi Rama ia ka nënshtruar kryeqytetin një “terrori urban”, por edhe vetë Basha ka qenë në origjinë të gradaçielave që po ngrenë sot ndërtuesit më të pasur të Tiranës.

Ndaj këtyre kritikave, të cilat Lubonja i artikulon si flamurtari i zëshëm i një shumice të heshtur, Basha kishte dy rrugë: ose së pari reflektimin dhe si pasojë e tij, përpjekjen titanike për pastrimin e opozitës, për ribashkimin e saj dhe për rishikimin kritik të së shkuarës, ose mohimin total të këtij opsioni dhe sulmin personal të atyre që i kërkojnë misionin e pamundur të tjetërsimit të PD.

Fatkeqësisht Lulzim Basha zgjodhi këtë të dytën, sepse ai i përket asaj race politikanësh që nuk besojnë tek ardhja në pushtet pa ndihmën e oligarkëve, që ndajnë llokmat e mëdha me qeverinë, por që gjithësesi i hedhin ndonjë thërrime PD-së; sepe ai as që e imagjinon dot t’u kundërvihet mediave të mëdha, pronarët e të cilave edhe kur i kritikon ditën shkon e u kërkon falje në mbrëmje; sepse ai nuk e ka as në versionin e ëndrrave të veta më të fshehta, mundësinë që pushtetit autokratik të Ramës, t’i vendosë një front të bashkuar, demokratik, ku nuk mbisundon hierarkia e mykur e kryetarit të partisë dhe përkundja e djepit të kryeministrit të ardhshëm.

Dhe të gjitha këto e kanë një shpjegim. Ato vijnë nga bindja e thellë e Bashës se në këtë vend, nuk ka nevojë të bësh as revolucione, as sakrifica të mëdha. Mjafton të uzurposh opozitën dhe të presësh që pushteti të degradojë dhe të shkërmoqet vetë. Boll të kesh durim dhe radha për t’u bërë kryeministër do të vijë, ashtu siç i erdhi njëri pas tjetrit edhe Nanos, edhe Berishës, edhe Ramës.

Ndërsa Lubonja prej kohësh mbron një ide tjetër. Pasi e ka provuar disa herë, ai është i bindur se përpos rokadës së liderëve, rotacioni nuk është më garanci për ndryshim. Se pavarësisht se kush është në qeverisje, përsëri në Shqipëri fitojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe varfërohet shumica, se qytetarët vidhen njësoj me të njëjtat praktika privatizimesh mafioze, me të njëjtat koncesione dhe leje për grataçiela. Prandaj ai është skeptik për përmbysjet e pushteteve që vijnë pa garanci maksimale nga opozita.

Pikërisht këtë vizion ai shkoi ta përballte me Bashën në “Studio e hapur”. Dhe ngaqë nuk gjeti dot një bashkëbisedues të aftë për të debatuar mbi këtë sfidë titaneske, ai dëgjoi paranojat e rëndomta dhe absurde, se kishte kontribuar për ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe po vazhdonte t’i shërbente atij.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ku gaboi Blushi me dorëheqjen

Dorëheqja e Ben Blushit nga kryesimi i LIBRA-s është pa dyshim një lajm i keq. Një trishtim, pezëm dhe demoralizim për ata që kanë besuar apo vazhdojnë të kenë ...

20:07

Rama, pelivani  reformës

Debati i fundit për mënyrën e arrestimit të deputetëve është një provë më shumë se Edi Rama ka manovruar në mënyrë brilante gjatë procesit të rerormës në drejtë...

17:51

Manipulimi pervers me pallatin e Bashës

Një fushatë manipuluese e paskrupullt po vazhdon prej disa ditësh, që kur qeveria shqiptare është dënuar nga Gjykata e Strasburgut të paguajë diçka më shumë se ...

15:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI