Flash

Faktet / Ku bllofon Berisha me dashurinë e rigjetur për detin

Lapsi.al 2 February 2018
Faktet / Ku bllofon Berisha me dashurinë e rigjetur për detin

Ish kryeministri Sali Berisha është hedhur në një ofensivë të paparë për të mbrojtur faljen e detit Shqiptar në favor të Greqisë. I gjendur nën akuzë, që pas anullimit të marëveshjes mes qeverisë së tij dhe Karamanlisit (27 prill 2009 në Tiranë foto poshtë) nga Gjykata Kushtetuese, si një njeri që kishte dhuruar për interesat e veta politike atë që nuk i përket, Berisha po përpiqet të rikuperojë imazhin e vet publik. Ai, këto ditë, ka shpeshtuar statuset në Facebook dhe deklaratat në TV, për të thënë se pasardhësi i tij po i fal fqinjit tonë 6 milje më shumë hapsirë detare; se ai po dhuron fushat më të mëdha të naftës dhe gazit; se ai ka zgjedhur të negocjojë mbi bazën e pazarit dhe jo atë të vendosur paraprakisht, për ta shpënë çështjen në gjykatën e detit në Hagë.

Nisur nga këto fakte Berisha ka bërë thirrje se Rama mund ta realizojë këtë akt tradhëtie kombëtare vetëm duke kaluar mbi trupin e tij dhe të mbështetësve të vet.

Por, pavarësisht vërtetësisë ose jo të kësaj fushate (askush nuk mund të vërë bast për aventurizmin diplomatik të Edi Ramës) Berisha përpara se të hidhet në sulm, duhet të japë llogari për atë që nënshkroi vetë 8 vite më parë.

Në një ballafaqim televiziv me Baton Haxhiun dhe Lorenc Vangjelin në ABC News, ai u mjaftua të thotë se vendimin i Gjykatës Kushtetuese i prillit të 2010-ës ishte blerë nga Edi Rama për llogari të një pale të tretë.

Ky pretendim absurd që nënkupton ndërhyrjen e Turqisë së Erdoganit, nuk është shoqëruar kurrë nga asnjë provë dhe asnjë fakt.

Ndërkohë që vendimi i Kushtetueses që Lapsi.al e ka lexuar, e akuzon marrëveshjen e qeverisë Berisha në disa pika.

a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;

b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes;

c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm;

d) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.”

Por, përpos këtij zhvleftësimi juridik, pakti i Berishës me grekët ka marrë edhe goditje politike. Lapsi.al ka hapur edhe njëherë Wikileaks-in (lexo shkrimin poshte) e famshëm ku ambasada amerikane në Tiranë informon Uashingtonin, për mënyrën se si po zhvilloheshin negociatat. Në kabllogramin e tetorit 2008 citoheshin zyrtarë të lartë të qeverisë Berisha, që tregonin jo vetëm për presionet që bënte Greqia për të vendosur standartet e saj në bisedime, por edhe ultimatumin e Athinës për ta mbajtur këtë çështje në fshehtësi nga “fuqitë e mëdha”, ShBA dhe Europa.

Në fakt kështu u bë, afera u mbajt sekret edhe nga presidenca e Shqipërisë.

Pse?

Sepse presioni grek qe i madh dhe së dyti - siç thuhet në kabllogram - pasi Arthina kishte kërcënuar me mosratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në.

Pra, jo vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por edhe intepretimi politik i diplomatëve amerikanë vërteton tezën se Berisha ka qenë nën presionin grek dhe ai është ulur të bëjë marëveshje me Athinën, në rastin më të mirë, në kushte të pabarabarta.

E keqja e kësaj historie të 8 viteve më parë, që e nxjerr Berishën zbuluar, është se edhe pasardhësi i tij është ulur të bëjë pazar me grekët, në kondita të njëta, i kushtëzuar nga halli politik i hapjes së negociatave.

©Lapsi.al

 

Tre pyetjet e Berishës për Ramën

1- Pse pala greke refuzoi filimisht dergimin e çeshtjes ne Gjykaten e Detit dhe insistou per zgjidhjen me pazar? E beri kete per interes te vetin apo te Shqiperise?

2- Pse hoqe dore nga dergimi i çeshtjes ne Gjykaten e Detit dhe e bere kete per interesa te Shqiperise apo te Greqise?

3-Pse Greqia, qe ka 6 milje ujerat e saj territoriale me Italine dhe Turqine, dhe po kaq i kishte dhe me Shqiperine, pas pazarit tend te piste do ti zgjeroje ne 12 milje keto ujera me Shqiperine?

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI