Flash

Premiera / Sonte në TV përplasja e madhe për FSHF-në, Duka - Fino

Lapsi.al 1 February 2018
Premiera / Sonte në TV përplasja e madhe për FSHF-në, Duka -

Pas një fushate të ashpër për të marrë votat e 64 anëtarëve të asamblesë së FSHF, që herë ka degjeneruar në akuza politike dhe herë ka marrë trajtën e denoncimeve penale do të zhvillohet në ekranin e Top Channel debati mes dy kandidatëve për president, Duka dhe Fino.  Në emisionin e tij të "Pa ekspozuarit", gazetari Ylli Rakipi pas një pune të gjatë i ka bindur dy konkurentët rivalë të vendosen sy më sy me njëri tjetrin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Sipas lojës në kulisa për të cilën është informual Lapsi.al, si garanci për shkuarjen e Armando Dukës në Top ka qenë presidentja e këtij televizioni Vjollca Hoxha, e cila ka miqësi me Dukën por është njëkohësisht edhe partnere me të në Digitalb.

Ndërsa si garanci për pranimin nga Bashkim Fino ka qenë prania e Ben Blushit një mik i vjetër i ish kryeministrit socialist që tani mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të këti televizioni.

Nga ajo që Lapsi.al ka arritur të marë vesh, Armando Duka pasi të rreshtojë sukseset e tij në drejtimin e futbollit shqiptar do ta akuzojë rivalin e tij për kapjen politike që po tenton t'i bëhet futbollit (lexo shkrimin poshte). Ai vazhdon ta quajë Finon një sekretar të PS-së pavarësisht se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen.

Nga ana tjetër pasi të rreshtojë prioritetet e tij, Fino pritet ta sulmojë ashpër rivalin për mbajtjen e FSHF-së në një situatë paligjshmërie dhe për votat fantazëm të 12 shoqatave rajonale (lexo shkrimin poshte) që nuk janë rregjistruar në gjykata.

Debati që pritet të ketë një shikueshmëri rekord mes fansave të futbollit do të fillojë në 0ra 21 00 dhe mendohet të zgjasë plot dy orë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

FOTO/ Zgjidhet tifozja më seksi e Rusisë

Kjo është tifoja “e çmendur” ruse Natalia Martynova. Mediat në vendin e saj e kanë zgjedhur si tifozin më seksi. Ajo mbështet kampionët e Rusisë, Spartakun e Mo...

12:38

FOTO/ Shiko çfarë ke humbur Rodriguez!

Marrëdhënia mes ish-futbollistit të Realit të Madridit, Jesé Rodriguez dhe partneres së tij, Aurah Ruiz, ka marrë fund vetëm pas dy vitesh. Së bashku, çifti në ...

21:51

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI