Flash

Përplasjet e gazetarëve/ Kush po lufton për natën e së enjtes?

Lapsi.al 1 February 2018
Përplasjet e gazetarëve/ Kush po lufton për natën e së

Bashkë me kalimin e emisionit të saj "Studio e hapur", në mbrëjen e së enjtes gazetarja Eni Vasili ka ndezur një polemikë të fortë duke i akuzuar përtej etikës profesionale rivalët e së njëjtës orë. Megjithëse shumëkush mund t'a marrë prononcimin e saj të ashpër si një provokim për të tërhequr vëmendjen drejt konkurimit në një tokë të minuar ku konkurenca është e parrezistueshe dhe si promovim i emisionit ku Lulzim Basha do të vihet përballë analistit të njohur Fatos Lubonja, ai është gjithashtu edhe një përpjekje për të profilizuar një individualitet të ndryshëm. Në shkrimin e saj në "Panorama" Eni Vasili mundohej të theksonte se ishte e vetmja femër në sfidën e së enjtes, por se ndryshe nga kolegët e saj nuk bënte pakte me politikën. “E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin" shruajti ajo.

Emisioni i Vasilit është i pesti që do të konkurojë brenda së njëjtës ditë dhe së njëjtës orë në një sfidë që ka ndryshuar vetëm në pak javë. Në fillim të këtij sezoni një emision i ri ai i Artur Zhejit startoi në Ora Nevs. Në javën e parë të këtij viti, Sokol Balla la pas gati një dekadë e gjysëm në Top Channel dhe u spostua në Vizion Plus. Në startin e transformimit nga Top Story në Real Story Balla i komunikoi publikut se ai nuk bënte një spektakël që tërhiqej nga audienca dhe nga prodhimi i titujve për portalet e shumta, por tentonte të tregonte realitetin.

Vendin e tij në Top Channel, e okupoi menjëher Ylli Rakipi me markën e tij të pandryshuar "Të Paekspozuarit". Edhe Rakipi në startin e emisionit të parë në Top bëri një përkufizim të asaj që mëtonte t'i përcillte shikuesit. "Qëllimi i këtij programi nuk është debatimi dhe sherrnaja për të bërë zhurmë pa nxjerrë asnjë konkluzion, por debati me qëllim zbardhjen dhe kthjellimin e një problemi" tha ai.  

Në fakt konkurenca e së enjtes mbrëma që tani ka futur në luftë edhe dy kompanitë e matjes së audiencës, Abacus dhe Telemetriks që i ofrojnë publikut krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, është një rendje për të thyer monopolin e dikurshëm të Blendi Fevziut që 20 vite më parë e kishte monopolizuar i vetëm natën e së enjtes. Që kur drejtuesi i sotëm i "Opinion" filloi "E djela Debat" në verën e vitit 1997 në TVSH, konkurenca nuk ka njohur pushim. Vetë Fevziu në një prononcim pak ditë më parë për gazetën Panorama i sfidoi keq rivalët e tij duke thënë: "Të enjteve ajo që më shqetëson është një telenovelë turke e Klan Plus". Më pas ai vazhdoi: "Në tregun e përgjithshëm mediatik shqiptar, “Opinion” është emisioni më i konkurruar. Unë kam nisur ditën e enjte, 20 vjet më parë dhe që nga ajo kohë kanë ardhur të enjten, edhe 5 emisione të tjera. Apo më shumë. Asnjë emision tjetër, i çdo dite të javës, në mëngjes apo në mbrëmje, i çdo zhanri, nuk ka një konkurrencë të tillë. Madje, as telenovelat. As lajmet. As muzika e as humori. Çdo televizion që nis, ose që do të rritet, tenton të sfidojë audiencën e “Opinion”, duke e konsideruar emision influent".

Dhe për të kapur këtë influencë dhe audiencë me sa duket po përdoret çdo mjet: truket gazetareske, kompaitë e matjes së audiencës dhe tani ë fundi edhe vetë sulmet personale që drejtuesit e emisioneve të së enjtes i bëjnë kolegëve të tyre rivalë.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI