Flash

Modeli më i ri i telefonave që palosen së shpejti në treg nga "LG" (Video)

Lapsi.al 1 February 2018
Modeli më i ri i telefonave që palosen së shpejti në treg

Kompania LG ka sjell modelin më të ri të telefonave që palosen, që deri para pak kohëve ishin një koncept i së ardhmes.

Drejtues nga LG kanë sqaruar se telefoni që pritet të dal në treg do ketë ekran fleksibël që mund të paloset.

Telefoni do jetë i pajisur me dy kamera një në pjesën e pasme dhe një në pjesën e parme të ekranit.

Në momentin që telefoni do paloset në pjesën e pasme do shfaqen informacione si data dhe ora.

Teknologjia e telefonit të ri do lejojë përdoruesit që të kontrollojnë njoftimet ose orën pa e prekur fare telefonin, por mjafton ta shpalosësh dhe ato do hapen automatikisht.

Gjithashtu sipas krijueseve të këtij telefoni në momentin që të dyja pjesët e telefonit do jenë të hapura, ai do marr madhësinë dhe funksionet e një tableti.

Megjithatë as kompanitë si samsung dhe apple nuk mbeten pas.

Samsung ka deklaruar se po punon të krijojë celular me ekran fleksibël, LED organik që pritet ta quaj Galaxy X.

Ndërsa apple po punon për ndërtimin e një smartphone që hapet dhe mbyllet si libër.

Të këshilluara

Sëshpejti do të dalë filmi i "Super Mario "

Mario ka nisur rrugën për në ekranin e madh. Nintendo dhe Illumination njoftuan zyrtarisht në rrjetin social “Twitter” se po bashkëpunojnë për realizimin e një ...

15:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI