Flash

Thellohet skandali i Veliajt me pemët/ Administratës i kërkohen 20 mijë lekë nga rroga

Lapsi.al 31 January 2018
Thellohet skandali i Veliajt me pemët/ Administratës i kërkohen

Në shumë institucione shtetërore punonjësve u është komunikuar se do t’u mbahen 20 mijë lekë të vjetra nga rroga, si kontribut për mbjelljen e pemëve nga Bashkia e Tiranës. Denoncimi është bërë te LAPSI.al nga disa punonjës, të cilët janë rezervuar të tregojnë identitetin e tyre nga frika se mos humbasin vendin e punës. Në kushtet e presionit për të ruajtur vendin e punës, punonjësit e administratës nuk guxojnë të mos paguajnë këtë kontribut, i cili në fakt ka trajtën e një gjobe të pastër. Është e habitshme se si Erion Veliaj bën presion për të mbledhur fonde për mbjellje pemësh, kur ndërkohë qytetarët e Tiranës paguajnë taksa.

Kontrobuti i tyre me taksat që shkojnë në arkën e bashkisë, është gjithashtu edhe për të mbjellë pemë, prandaj nuk bën sens të kërkohen fonde të tjera. Aq më shumë kur i gjithë ky proces nuk është transparent. Jemi para një vendimi arbitrar të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe vartësve të tij, për të cilin institucionet shtetërore duhet të reagojnë. Më herët gjatë ditës, Veliaj kishte sulmuar dhe linçuar publikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, një qytetar i cili kishte refuzuar t’u jepte fëmijëve të tij lekët që i kërkonin mësuesit në emër të Bashkisë Tiranë për të mbjellë pemë.

Ndonëse Veliaj u mundua ta justifikonte këtë ngjarje me gjoja abuzim të drejtoreshës së shkollës, e cila paska kërkuar lekë në emër të Bashkisë Tiranë, në fakt ky nuk është thjesht abuzim i një drejtoreshe shkolle. Por një plan i pastër për të marrë të tjera para nga xhepat e qytetarëve. Ndonëse Bashkia e Tiranës është një institucion me superbuxhet dhe se Erion Veliaj i ka rritur taksat që kur erdhi në krye të saj, ai përdor tani manovra të tilla për të përfituar para të tjera nga qytetarët.

Urdhëri për administratën publike që të japë kontribut nga rroga për mbjellje pemësh, është direkt i dhënë nga ai vetë. Përtej ndikimit pozitiv në ambient që ka mbjellja e pemëve, jemi para faktit se punonjësit e administratës publike duhet të paguajnë para shtesë vec taksave të tyre, për të mbajtur gjallë propagandën e Erion Veliajt me fushatën e pyllëzimit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI