Flash

PS dhe PDIU sherr me shkopa bejzbolli për të ndarë 'tepsinë' në Bashkinë e Dibrës

Lapsi.al 31 January 2018
PS dhe PDIU sherr me shkopa bejzbolli për të ndarë

Disa zyrtarë të Bashkisë së Dibrës janë goditur me shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri nga përfaqësues të PDIU-së në një sherr masiv që ndodhi mes palëve në bashki. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Muharrem Rama, që tha se kishte vendosur të largonte nga puna disa punonjës që kanë ardhur nga radhët e PDIU.

Në një prononcim për mediat, Muharem Rama tha se ndodhej në spital për të shoqëruar të lënduarit.

“Kanë ardhur 30 veta përfaqësues të PDIU me nënkryetarin Olti Cami dhe ne si Bashki ne duhet të ngremë performancën. Janë dhunuar zyrat e Bashkisë nga përfaqësues të PDIU, janë 4 të lënduar me mjete të forta. Kanë disa plagë në kokë që janë dëmtuar me shkopa bejsbolli dhe tuba hekuri” tha Muharem Rama.

Situata u tensionua sepse shefi i Personelit, i emëruar pak ditë më parë, ka bërë të ditur se disa punonjës do të largohen nga puna për shkak të performancës së tyre të dobët.

Sherri filloi kur Drini Mataj, shefi i Personelit, ka nisur të përmendë emrat e parë të punonjësve që ishin militantë të PDIU-së.

Ne këtë moment ka nisur një perplasje masive mes tyre dhe në ndihmë të punonjësve të shkarkuar kanë ardhur edhe disa simpatizantë të PDIU-së, të cilët ishin pajisur me shkopinj bejsbolli. Pjesë e sherrit është bërë edhe kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama, i cili është shtyrë gjatë perleshjes. Sipas policisë, disa punonjës të Bashkisë Dibër, të ndihmuar nga persona të jashtëm kanë hyrë nga dera e pasme e godinës dhe kanë goditur shefin e Burimeve Njerëzore të Bashkisë, shtetasin D.M. si dhe shtetasit H.D., E.D, L.D. Të lënduarit po marrin trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Dibrës ka identifikuar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje dhe po punohet për kapjen e tyre.

Partia Socialiste dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë bashkëpunuar ngushtë për fitoren e Bashkisë së Dibrës, por vazhdimisht kanë pasur probleme mes tyre. Duket se kreybashkiaku Muharrem Rama ka vendosur ta prishë përfundimisht koalicionin me PDIU, duke hequr njerëzit nga puna. Por këto të fundit, që e kanë ndihmuar në fushatë nuk e kanë pritur mirë dhe kanë nxjerrë shkopat e bejsbollit për të shprehur zhgënjimin e tyre.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI