Flash

Publikohet ‘Putin list’, 210 biznesmenë e politikanë të njohur rusë rrezikojnë sanksionet

Lapsi.al 30 January 2018
Publikohet ‘Putin list’, 210 biznesmenë e politikanë

Thesari amerikan ka shpërndarë të ashtuquajturën ‘Putin list’, listën me emrat e biznesmenëve ruseë pranë presidentit Vladimir Putin, të cilët mund të kenë sanksione.

Në listë figurojnë 210 emra, ndër të cilët 114 politikanë dhe 96 oligarkë rus. Mes këtyre të fundit është edhe Roman Abramovich, themeluesi i kolosit industrial të Oleg Deripaska, si dhe pronari i klubit të futbollit londinez "Chelsea".

 

 

Për momentin Kongresi Amerikan ka vendosur të mos aplikojë sanksione të reja kundër Moskës.

Në fushën politike emri që spikat në ‘black list’ është ai i kryeministrit Dmitry Medvedev.

Në listën e Thesarit ka shumë njerëz të cilët janë mbështetës të Putinit, mes tyre edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, disa këshilltarë dhe anëtarë të Kabinetit të presidentit rus.

Ja lista me disa emra të njohur që kryesojnë. 

Kryeministri Dmitri Medvedev, ministri i Mbrojtjes Sergey Shoygu, ministri i Zhvillimit ekonomik Maksim Oreshkin, ministri i Energjitikës Aleksandr Novak dhe ai i Sportit, Pavel Kolobkov.

Lista mbyllet ndër të tjera me administratorin e deleguar të Gazprom dhe Rosnefr, respektivisht Aleksey Miller dhe Igor Sechin.

Të këshilluara

Trump sulmon politikën tregtare të BE-së

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se Bashkimi Europian bën tregti ‘shumë të padrejtë’ me Shtetet e Bashkuara. “Ne nuk mund të vendosim produktet t...

16:31

Protestat në Rusi, arrestohen 350 persona

Të paktën 350 persona, duke përfshirë edhe liderin opozitar, Aleksei Navalny, u arrestuan në të gjithë Rusinë teksa po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhje...

16:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI