Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

'Lista Putin', reagon ashpër Presidenti rus

Lapsi.al 30 January 2018
'Lista Putin', reagon ashpër Presidenti rus

Presidenti rus, Vladimir Putin, reagoi ashpër ndaj listës së zezë të publikuar nga Departamenti amerikan i Thesarit që ka përfshirë 210 politikanë dhe oligarkë rusë, duke e cilësuar atë si një raport që shënjestron të gjithë popullin rus.

Departamenti i Thesarit sqaroi se “Lista Putin” nuk nënkuptonte sanksione të reja ndaj Rusisë, ndërsa në të përfshihen  114 politikanë dhe 96 oligarkë, mes të cilëve figurojnë edhe 42 këshilltarë të shefit të Kremlinit, kryeministri Dmitry Medvedev, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, drejtues të komunitetit të shërbimeve sekrete e udhëheqës biznesi.

“Ky është një akt krejtësisht jomiqësor, që i komplikon marrëdhëniet SHBA-Rusi, ndonëse unë nuk dua ta përshkallëzoj situatën.

Rusia më mirë të mendojë për veten dhe ekonominë e saj”, tha Putin.

Vlera e pasurisë së personave të përfshirë në raport kalon një miliard dollarët.

Në mesin e oligarkëve të profilit të lartë gjendet edhe emri i Roman Abramovich, president i ekipit Chelsea.

E ashtuquajtura “listë e Putinit” evidenton praktikisht njerëzit që kanë bërë pasuri, ose kanë fituar pushtet nga shoqërimi me presidentin rus.

Të këshilluara

Trump sulmon politikën tregtare të BE-së

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se Bashkimi Europian bën tregti ‘shumë të padrejtë’ me Shtetet e Bashkuara. “Ne nuk mund të vendosim produktet t...

16:31

Protestat në Rusi, arrestohen 350 persona

Të paktën 350 persona, duke përfshirë edhe liderin opozitar, Aleksei Navalny, u arrestuan në të gjithë Rusinë teksa po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhje...

16:12

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI