Flash

FOTO&VIDEO/ Pamjet që nxjerrin zbuluar propagandën e Veliajt në Tiranë

Lapsi.al 30 January 2018
FOTO&VIDEO/ Pamjet që nxjerrin zbuluar propagandën e Veliajt

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi një korsi të re biçikletash. Pista në mes të bulevardit Zogu i Parë është ndryshe nga të tjerat, sepse kalon mes dy korsive të makinave.

“Nën hijen e pemëve e me një sinjalistikë moderne” shkroi Veliaj në Facebook, ku postoi 36 foto që pasqyrojnë aktivitetin e inaugurimit të pistës. Në të njëjtin mesazh nga Facebook, Erion Veliaj i fton qytetarët ta provojnë vetë pistën e re dhe më pas t’i vënë një notë.

Nga fotot që ka shpërndarë Veliaj duket vërtet një super-pistë, por 36 shkrepjet e aparatit lënë jashtë fokusit gjendjen e rrugës në të dy anët e pistës së biçikletave.

Korsitë e makinave në bulevardin Zogu i Parë u shtruan me pllaka të kuqe më shumë se dhjetë vjet më parë, kur kryetar bashkie ishte Edi Rama. Projekti dukej trendy në atë kohë, por nuk kaloi shumë dhe u kuptua që pllakat nuk ishin të përshtatshme për një rrugë ku kalonin mijëra makina.

Degradimi vazhdon prej vitesh. Pllakat lëvizin akoma më shumë kur ka shi dhe pas shumë riparimesh e arnimesh, korsitë e bulevardit kanë krijuar plasaritje, gropa, dhe gunga në të gjithë rrugën.

Lapsi.al sjell një pamje më të plotë sesi duket bulevardi nga të dy anët e pistës së biçikletave. Në pamjet e Lapsi.al shihet gjendja e mjerë e korsive të makinave, që janë lënë pas dore nga bashkia.

Sepse, nëse i duhet vënë një notë idesë së Erion Veliajt, është mirë të shihet i gjithë bulevardi. Prandaj më parë shikoni fotot dhe videon më poshtë, pastaj gjykoni vetë.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

https://www.youtube.com/watch?v=XqH8ry74wfo&feature=youtu.be

Të këshilluara

Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ka folur për mercenarë dhe oligarkë të Edi Ramës që janë në shërb...

14:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI