Flash

Zbulohet dokumenti i rremë që liroi dëshmitarin e dosjes Tahiri

Lapsi.al 29 January 2018
Zbulohet dokumenti i rremë që liroi dëshmitarin e dosjes Tahiri

Skandali i ekstradimit të dëshmitarit të vetëm të bandës së Habilajve, Nezar Seitit, po thellohet. Sot është bërë publik një dokument rrënqethës i cili tregon se si prokuroria e Tiranës ka gënjyer hapur duke lëshuar një shkrese se ai nuk po hetohej për ndonjë çështje tjetër në Shqipëri (ketu poshte).

Nëse prokuroria e Tiranës nuk do ta kishte bërë këtë, Gjykata e po këtij rrethi nuk do ta kishte “liruar” kurrë dëshmitarin e vetëm të dosjes që implikon edhe Saimir Tahirin. Sepse sipas ligjit shqiptar asnjë shtetas që ka një çështje të hapur ne vendin e tij nuk mund të ekstradohet drejt një vendi të huaj pa mabaruar punë me drejtësinë shqiptare.

Por kjo ndodhi dhe për këtë nuk ka faj vetëm Prokuroria e Tiranës. Janë një sërë institucionesh që “pa dashje” kanë mbyllur sytë.

E para është Ministri e Drejtësisë, e cila megjithëse pretendon se nuk është informuar nga prokuroria ka një system Online që mund të verifikojë se kush persona janë në hetim, përpara se të merrte vendimin për ekstradim. Por nuk e ka bërë.

Detyrën nuk e ka bërë as Drejtoria e Burgjeve. Edhe ajo nuk duhet ta lejonte largimin e Nezar Seitit, sepse ajo ishte në djeni të faktit se ai po hetohej nga organet shqiptare për drogën e kapur në Babicë të Vlorës.

Një sy ka mbyllur edhe drejtoria e mardhënieve Juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme që nuk e paskësh ditur se kolegët e saj të krimeve të rënda po e hetonin të vetmin dëshmitar që mund të rëndonte Saimir Tahirin.

Dhe në këtë lojë letrash që nuk mbërrijnë kurrë të gjithë harrojnë një gjë të thjeshtë: Nuk ka qytetar e jo më njeri që shtë pjesë e sistemit të drejtësisë që nuk ka dëgjuar për aksionin e goditjes së bandës së habilajve në Vlorë dhe për kapjen e financierit të saj, Nezar Seiti.

Por ndofta të gjithë kanë bërë sikur kanë harruar se dëshmitari i vetëm i dosjes Habilaj Tahiri që mbëhej në burg, duhej hequr nga Shqipëria.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ka folur për mercenarë dhe oligarkë të Edi Ramës që janë në shërb...

14:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI