Flash

Trump sulmon politikën tregtare të BE-së

Lapsi.al 29 January 2018
Trump sulmon politikën tregtare të BE-së

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se Bashkimi Europian bën tregti ‘shumë të padrejtë’ me Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk mund të vendosim produktet tona brenda BE-së. Është shumë shumë e vështirë. Ata dërgojnë produkte te ne, pa taksa, apo shumë pak taksa”, - u shpreh Donald Trump në një intervistë për Piers Morgan.

Presidenti paralajmëroi unionin se kjo situatë do të ndryshojë, dhe në dëm të shteteve të BE-së.

Trump ka nisur një fushatë të ashpër ndaj ‘praktikave tregtare grabitqare’, siç i quan ai. Vendimi i para disa ditëve për të taksuar deri në 50% lavatriçet dhe panelet diellore që importohen në SHBA tronditi dy vendet prodhuese, Korenë e Jugut dhe Kinën.

Ndërsa në fjalën që mbajti në Forumin Ekonomik në Davos javën e kaluar, Trump vuri theksin tek politika e tij tregtare: “Amerika e para”. Presidenti, pa përmendur emra, u shpreh se kishte shumë shtete që përfaqësoheshin në këtë forum të cilat nuk zbatojnë praktika të duhura tregtare. Sipas Trump, tregtia me SHBA-në që tani e tutje duhet të jetë shumë korrekte dhe e drejtë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Protestat në Rusi, arrestohen 350 persona

Të paktën 350 persona, duke përfshirë edhe liderin opozitar, Aleksei Navalny, u arrestuan në të gjithë Rusinë teksa po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhje...

16:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI