Flash

VIDEO/ Pësoi 2 gola nga Milan, por çfarë thonë mediat për Strakoshën

Lapsi.al 28 January 2018
VIDEO/ Pësoi 2 gola nga Milan, por çfarë thonë mediat

Milani fitoi 2-1 ndaj Lazios në San Siro me gola të Cutrone dhe Bonaventura ndërsa në portë për kryeqytetasit ndodhej shqiptari Thomas Strakosha. Goli i parë i kuqezinjve ishte i parregullt pasi Cutrone shënoi me dorë, por as arbitri dhe as VAR nuk e vuri re. Pavarësisht humbjes mediat italiane i kanë dhënë komente të mira portierit shqiptar.

“Calciomercato” shkruan se “Strakosha në pjesën e parë realizoi 2 pritje fantastike pas goditjeve të Calhanoglu. Nuk mund të bënte asgjë për të shmangur golat e Cutrone dhe Bonaventura. Nota 6.5”. Ndërsa në një tjetër koment shkruhet: “Një lojtar i rëndësishëm me plot gojë. Dy pritje të mëdha në goditjet e Calhanoglu dhe asnjë faj në golat e pësuar".

“Goal.com” i jep shqiptarit notën 6 duke shkruar: “Pa faj te golat e pësuar. Përgjigjet si kampion te dy predhat e Calhanoglu”.

“Lazionews24”, një portal pranë bardhekaltërve e vlerëson me notën 6.5. “Ndërhyrje të mëdha te goditjet e numrit 10 të Milanit, Hakan Calhanoglu. Nuk mund të bëjë asgjë te golat e kuqezinjve. Gjithmonë një siguri në portë. Një sfidrë mes numrave 1”.

“Roma Today” e vlerëson Strakoshën me 6,5 dhe shkruan. “Portieri shqiptar është tashmë një konfirmim. Inzaghi beson mjaft tek ai. Tregohet mjeshtër në dy goditjet e Calhanoglu. Nuk mund të bëjë asgjë te golat e Cutrone dhe Bonaventura". ©përgatiti Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=mllspKrGv1I

Të këshilluara

Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ka folur për mercenarë dhe oligarkë të Edi Ramës që janë në shërb...

14:53

Pse shpërtheu Lu: "Boll e shatë Amerikën"

Me sa duket Donald Lu është i lodhur nga kritikat që ka marrë nga qarqet politiko-mediatike vendase lidhur me mënyrën se si ai po luan për të shpënë përpara ref...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI