Flash

Shpërthen Fino: FSHF tentativa për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet

Lapsi.al 27 January 2018
Shpërthen Fino: FSHF tentativa për të paracaktuar dhe manipuluar

Kandidati për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka denoncuar sot mbajtjen të fshehtë të listës së delegatëve me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 Shkurtit. Rivali i Dukës në garën për kreun e FSHF thotë se po dëmtohet parimi i barazisë dhe i transparencës për këto zgjedhje.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Fino thotë se i ka kërkuar sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, listën me emrat e delegatëve me të drejtë vote, por ka marrë prej tij përgjigjen se nuk ishte i detyruar t’ia jepte.

Statusi i Finos:

“FSHF vazhdon tentativat për të paracaktuar dhe manipuluar zgjedhjet. Me statusin e Kandidatit për President të këtij institucioni, i kam kërkuar zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të më vërë në dispozicion listën e të deleguarëve nga klubet, me të drejtë vote, për në Asamblenë e datës 7 shkurt. Përgjigja e tij zyrtare, me arrogancë dhe paaftësi, ishte se “Statuti nuk e detyron që të ma japë dhe ndaj nuk do e bëjë një gjë të tillë”.

– Së pari, sot i kam nisur një shkresë të dytë (bashkangjitur në këtë reagim), ku i tregoj të gjithë detyrimet ligjore, që duhet të më vërë në dispozicion atë listë, duke nisur nga “Ligji për informim”.

– Së dyti, kandidati tjetër për president, Armand Duka, si president i FSHF-së, është në dijeni të kësaj liste, duke cënuar rëndë “Parimin e Barazisë” dhe “Parimin e Transparencës”.

Kjo tentativë për të mbajtur të fshehtë listën dhe duke mos e bërë publike, bëhet vetëm nga dëshira e tyre për të bërë ndryshime dhe manipulime të saj, me shpresën për të larguar ata që e votojnë kundër. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, që të heqë dorë nga shërbimet dhe shkeljet ligjore, sa është ende në kohë. I kërkoj të bëjë publike listën e personave të deleguar nga klubet, me shkresa të dërguara deri në datë 18.01.2018 në FSHF.

As ai, as shefi i tij dhe askush tjetër nuk mund të guxojë dhe nuk ka për t’ia dalë mbanë asnjëherë, që të “trukojnë” këtë garë. Vullneti i të gjithë delegatëve dhe anëtarëve të ligjshëm të Federatës do dëgjohet dhe do vendosë më 7 shkurt.

Për këtë dal garant!

Bashkim Fino

Të këshilluara

Analiza/ Kur futbolli është si seksi

Nga Ivan Zazzaroni Futbolli, ashtu si edhe seksi mbetet të jetë një çështje centimetrash. E pranoj që jam gabuar pasi besoja se me angazhimin e videoarbitrit...

23:24

FOTO/ Jazzma harron Bobo Vierin

Ajo ka hedhur pas krahëve romancën me Bobo Vierin dhe po shijon jetën e saj si beqare. Modelja Jazzma Kendrick ka “ushqyer” fantazinë e fansave të saj në rrjete...

21:16

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI