Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

Lapsi.al 27 January 2018
Protesta e opozitës, një “déjà vu” e

Nëse ka një togfjalësh që mund të përmbledhë tërë protestën e opozitës, ai është: mungesa e çdo risie.

Përpos numrit të militanteve që ishte brenda përmasave të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë partish pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës.

Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të krijonte idenë se, që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si p.sh naftëtarët e Ballshit, protestusit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj.

Nga tribuna, Monika Kryemadhi, nuk surprizoi me asgjë, veçse mbështeti këmbënguljen për të vazhduar gjuajtjen me çizme të Edi Ramës.

Ndërsa homologu i saj, Lulzim Basha, konfirmoi frikën proverbiale për të përmendur oligarkët bashkë me të cilët Edi Rama po zhvat Shqipërinë. Ai arriti të citojë veçse emrin e Vilma Nushit, që me sa duket është e vetmja fituese parash publike që nuk qeras me to të dyja palët.

Por, mbi të gjitha, ajo që i mungoi protestës, ishte mbyllja e saj pa një mesazh për të ardhmen. Organizatorët u dukën sikur shpëtuan nga një përgjegjësi që u kishte mbetur në qaftë, të cilën e kryen si një detyrë të bezdisshme.

Premtimi i vetëm për njerëzit e mbledhur në bulevard ishte se liderët do të vazhdonin të qëndronin përkrah tyre.

Ndërkohë, mbi të parin miting që opozita organizonte që pas maskaradës së mbylljes së çadrës, rendonte si shpata e Demokleut një mallkim i madh: nga ajo kërkohej të bënte diçka që do ta tejkalonte kërcënimin me bojkot të zgjedhjeve. Nga ajo pretendohej më shumë sesa ndonjë xham i thyer, më shumë sesa ndonjë konfrontim me policinë.

Në lojë ishte vënja në pikpyetje e sistemit dhe bllokimi i tij.

Kjo shpresë ishte ndezur edhe nga një propozim i ish kryeministrit Berisha pas seancës së zgjedhjes së prokurores së përkohshme, ai për djegien e mandateve të deputetëve dhe braktisjen përfundimtare të parlamentit.  

Nga këndvështrimi se si i shikon gjërat opozita, e cila vizaton një Shqipëri të kapur nga kriminelët dhe trafikantët, ku përditë vidhet pasuria publike, ku Edi Rama pasi ka futur nën sqetull çdo pushtet, në grykësinë e vet do të kullufisë edhe Federatën e Futbollit, propozimi i Berishës mendohet të jetë e vetmja rrugë.

Në një terren anti- demokratik, duhet të jesh Don Kishot të pretendosh se do të fitosh me armë demokratike.

Prandaj shpresa e vetme për politikën e faktit të kryer që po ndej kryeministri është zhytja e vendit në një krizë permanente.

Ajo do t’i bënte edhe shqiptarët indiferentë edhe ndërkombëtarët e rrehatuar nën mbretërimin e Ramës, të shkundeshin nga pajtimi me stabilitetin e rremë.

Historia e shkurtër e çadrës, përpara se Lulzim Basha ta tradhtonte në mënyrë të turpshme atë, tregoi se vetëm krijimi i një krize serioze dhe vënia në pikëpyetje e sistemit, së pari, mund ta afrojë opozitën me faktorë të rinj brenda vendit dhe së dyti, mund ta shpjerë problemin shqiptar nga pragu i korruptuar i diplomatëve lokalë, drejt hallkave shumë më të larta të kancelarive të tyre.

Por, në mitingun e sotëm, as Luli dhe as Monika, që i bënë njerëzve thirrje të shpërndahen paqësisht, nuk dëshmuan dot se kanë në mendje diçka që e kapërcen radikalizmin e çadrës. Të gjithë ata që shpresuan marrjen parasysh të propozimit të Berishës, apo çdo lloj zgjidhje tjetër që vë në pikëpyetje sistemin, mbetën të zhgënjyer.

Prandaj, protesta e opozitës la shijen e një “déjà vu” je të trishtuar, ku njëlloj si gjithmonë, dëgjohen fjalimet e Nard Ndokës, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës. Basha dhe Kryemadhi u duk sikur e hoqën qafe detyrën e bezdishme të të bërit opozitë duke dëshmuar se janë të paaftë për të sakrifikuar më shumë sesa kaq.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ku gaboi Blushi me dorëheqjen

Dorëheqja e Ben Blushit nga kryesimi i LIBRA-s është pa dyshim një lajm i keq. Një trishtim, pezëm dhe demoralizim për ata që kanë besuar apo vazhdojnë të kenë ...

20:07

Rama, pelivani  reformës

Debati i fundit për mënyrën e arrestimit të deputetëve është një provë më shumë se Edi Rama ka manovruar në mënyrë brilante gjatë procesit të rerormës në drejtë...

17:51

Manipulimi pervers me pallatin e Bashës

Një fushatë manipuluese e paskrupullt po vazhdon prej disa ditësh, që kur qeveria shqiptare është dënuar nga Gjykata e Strasburgut të paguajë diçka më shumë se ...

15:03

Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën

Që prej zgjedhjes së shumë diskutueshme të Arta Markut e deri tek lëvizjet në kufijtë e ligjshmërisë në hierarkinë e prokurorisë, një tis thashethemnaje po shoq...

16:07

Loja me maska e dyshes "ramalu"

Argumenti më absurd që kam hasur në mediat që kundërshtonte njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit sepse donte të pengonte Reformën në Drejtësi. Pra, ...

13:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI