Flash

Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Lapsi.al 27 January 2018
Basha zbulon armiqtë e rinj në protestë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha në fjalimin e mbajtur gjatë protestës përpara Kryeministrisë, ka folur për mercenarë dhe oligarkë të Edi Ramës që janë në shërbim të tij për t’i lustruar mëkatet e pushtetit që ai mban. Basha ka klasifikuar si armiq apo kundërshtarë të opozitës edhe ata që nuk besojnë tek ajo apo që thonë se këtu janë të gjithë njësoj.

“Mafia në pushtet paguan cdo ditë ushtrinë e mercenarëve që i shërbejnë për t’i llustruar faqen e saj të zezë. Mercenarë të pacipë që politikanin në shërbim të krimit e shesin për njeri që po lufton krimin! Mercenarë që sot propogandojnë se të gjithë janë njësoj, që thonë se droga ka qenë gjithmonë këtu, se krimi ka qenë gjithmonë mes nesh, se të gjithë paskan faj njëosj, edhe kriminelët edhe të dhunuarit. Por shqiptarët e kanë kuptuar dhe po shpërfillin mercenarët.”, është shprehur Rama.

Sipas tij nën qeverisjen e Edi Ramës sot ka vetëm dy zgjedhje, eksod jashtë Shqipërisë ose nënshtrim ndaj regjimit të Edi Ramës, që i varfëron, i dhunon dhe grabit. Basha tha se Edi Rama i do njerëzit skllevër të krimit dhe të oligarkëve. vendit këtë krimi antikombëtar me drogën.

“Mafia në pushtet shpenzon çdo muaj miliona euro për të gënjyer, për të mashtruar, për të keqinformuar, për të shplarë mendjet e njerëzve. Mafia në pushtet ka ngritur makinerinë më të madhe të propagandës që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Mafia në pushtet shet çdo ditë të zezën për të të bardhë dhe sulmon këdo që e sheh të zezën. Propagandë me para droge që tu mbushë mendjen shqiptarëve se policia bëhet duke veshur kriminelët me uniforma firmato policie”, tha Basha.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Pse shpërtheu Lu: "Boll e shatë Amerikën"

Me sa duket Donald Lu është i lodhur nga kritikat që ka marrë nga qarqet politiko-mediatike vendase lidhur me mënyrën se si ai po luan për të shpënë përpara ref...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI