Flash

Dokumenti/ A po favorizohet banda e lidhur me Qazim Sejdinin nga prokuroria e re

Lapsi.al 25 January 2018
Dokumenti/ A po favorizohet banda e lidhur me Qazim Sejdinin nga prokuroria e re

Shkëlzen Hasanpapaj, autor i një atentati ndaj anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan ka marrë një lajm të mirë nga prokuroria.

Akuza fillestare për të ka qenë "vrasje në rrethana cilësuese", por gjatë hetimeve akuzat u lehtësuan duke kaluar në "kanosje me armë", "armëmbajtje pa leje" dhe "plagosje e lehtë me dashje".

20 vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj është nga njerëzit e rrallë të arrestuar për luftën mes grupeve kriminale në Elbasan. Ai dyshohet se u kontraktua si vrasës me pagesë nga banda rivale e fisit Çapja.

Eshtë e njëjta bandë që sulmoi policinë në postbllokun e famshëm, pranë tregut të qytetit dhe që la të ngrirë shefat e policisë.

Dyshimet janë se ky grup kriminal drejtohet nga Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndëri i Qazim Sejdinit, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, i zgjedhur nga Partia Socialiste që prej vitesh akuzohet për lidhje me krimin.

Ndryshimi i akuzave për një njeri kyç në luftën mes bandave të Elbasanit ndodh pas ndryshimeve të fundit në prokurorinë e qytetit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina u zëvëndësua nga Ardian Nezha. Ishte një nga vendimet më të forta dhe më të zhurmshme që mori Arta Marku.

Një dokument që ka siguruar Lapsi.al tregon se dërgimi i dosjes në gjykatë me akuzat e ndryshuara është firmosur në 19 Janar, pra 10 ditë pasi ishte larguar Dritan Gina nga prokuroria e Elbasanit.

Dërgimi i dosjes në gjykatë është nënshkruar nga drejtuesi i ri i prokurorisë, Ardian Nezha, që me këtë firmë i ka qëndruar traditës së tërheqjes së shtetit përballë dy bandave që përplasen në Elbasan.

Në përshkrimin që i bëhet ngjarjes së qershorit në dosje, ajo ngjan me një atentat tipik mafioz, ku dy shënjestrat Florenc Çapja dhe Bledar Muça kanë shpëtuar vetëm falë makinës së blinduar.

Mesditën e 6 qershorit 2016, Hasanpapaj ka qenë i veshur me uniformë ushtrie. Automatikun e kishte futur në një çantë kamoflazhi. Ai ka qëlluar dhjetëra plumba mbi automjetin ku udhëtonin Bledar Muça dhe Florenc Çapja.

Megjithëse Hasanpapaj është filmuar nga kamerat e bizneseve aty pranë dhe arma e krimit u gjet, ai do t'ia hedhë me një "plagosje të lehtë me dashje".©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse shpërtheu Lu: "Boll e shatë Amerikën"

Me sa duket Donald Lu është i lodhur nga kritikat që ka marrë nga qarqet politiko-mediatike vendase lidhur me mënyrën se si ai po luan për të shpënë përpara ref...

19:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI