Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

ARMO është më shumë se paratë në xhepat e Berishës dhe Ramës

Lapsi.al 25 January 2018
ARMO është më shumë se paratë në xhepat e

Ajo që po ndodh me ARMO-n nuk është as thjeshtë një skemë grabitësish të lidhur me Berishën, as, aq më pak, një kopjim i praktikave të paraardhësve nga klientët e Edi Ramës. Avullimi i qindra miliona eurove të zhdukura, lënia e herëpasehershme e mbi një mijë punëtorëve pa punë, shmangia e vazhdueshme e detyrimeve nga tatimet dhe doganat, futja e bankave në kolaps, likuidimet në dëm të taksapaguesve tregojnë një problem më të thellë.

Ai përmblidhet vetëm në dy shifra.

Përpara se kjo kompani të privatizohej në vitin 2008 nga Rezart Taçi, ajo e mbyllte bilancin e saj me një fitim të derdhur në arkat e shtetit prej rreth 30 milionë eurosh. Pasi kaloi në duar të privatëve azerë, amerikanë dhe kientë të pushtetit të ri, ajo ka akumuluar plot 700 milionë euro borxhe (gati gjysmën e saj ndaj taksapaguesve të vendit).

Prandaj, përpara se të na shërbejë qoftë si shembull korruptiv i qeverisjes Berisha, qoftë si një zhvatje e paskrupullt e xhagajdurëve të Edi Ramës, ai duhet parë si një problem sistemik. Ai duhet të na shërbejë për të ngritur disa pyetje: A mund të quhet gjithnjë si zgjidhje privatizimi i pronave publike? A është futja e privatëve më shumë garanci për sukses dhe mirëqënie? A duhet shmangur me çdo çmim shteti? A duhet të vazhdojmë të besojmë me sy mbyllur tek teoritë neoliberale të një shteti që është në shërbim të të pasurve dhe vetëm në ndihmë të shtimit të shpejtë të parave të tyre?

Që prej rënies së komunizmit edhe Shqipëria u kaplua nga vala botërore e politikave ultraliberale që kishin filluar të aplikoheshin një dekadë më parë në Amerikën e Reganit dhe në Anglinë e Margaret Theçerit. Sipas tyre problemi ishte tek publikja, tek ato 9 fjalët më të shpifura të gjuhës së vendit të tij siç thoshte ish presidenti amerikan. Sipas tyre nuk kishte rrugë tjetër veçse të triumfonte "e vetmja alternativë” siç këmbëngulte ish kryeministrja angleze.

Në këtë xhunglën tonë, ku ideologjia dhe parimet e qendrës së perandorisë mbërrijnë të përçudnuara, u aplikuan meodat e asgjesimit të sferës publike, e zaptimit shfarosës deri në ekstrem e asaj që konsiderohej e përbashkët (deri tek pyjet, uji, toka) duke u mbështetur në devizën e neoliberalëve ekstremistë: “gjithçka e rregullon me magji tregu”.

Pikërisht ky film i parë me mijra e mijra herë, u aplikua edhe për privatizimin e ARMO-s. Argumentat që u përdorën janë të njohura.

Nuk ka pse të jetë private. Sheti nuk ka fuqi t'a mbajë. Duhet investuar që të modernizohet e si rrjedhim edhe të prodhojë më shumë. Duhen hedhur para për të pasur karburant më cilësor në makinat tona. Duhen teknologji të reja që të jenë shumë më miqësore me ambientin.

Ndërsa sot, dhjetë vite pas privatizimit, bilanci është krejtësisht i ndryshëm nga sa u propogandua.

Nga një ndërmarrje me fitim, eksperienca private e ka zhytur atë në borxhe të pashlyeshme. Asnjë investim serioz nuk është bërë për modernizimin e teknologjisë. Asnjë kujdes për ruajtjen e mjedisit. Asnjë përmirësim në cilësinë e karburantit me të cilin furnizojmë makinat (përpos faktit se nganjëherë kontrabanda na sjell në serbatorë naftë të papërpunuar) Dhe në fund, asnjë punëtor nuk është më në punë .

Përpos këtyre dështimeve administrimi privat dhjetë vjeçar ka krijuar një mostër, të aftë për të korruptuar tatimet, doganat, zyrat e hipotekave, përmbaruesit dhe gjykatat që të gjitha sëbashku, në harmoni dhe bashkëpunim, kanë krijuar borxhin marramendës prej 700 milionë eurosh.

Natyrisht, në këtë maskaradë ka rolin e vet të pamohueshëm edhe Sali Berisha që me makinacione të turpshme i’a dha ARMO-n një njeriu që dikur e kishte etiketuar si njërin prej kontrabandistëve më të mëdhenj (është proverbiale shprehja e kisha për Naçin jo për Taçin).

Patjetër në këtë skandal ka dorën e vet edhe Edi Rama që propogandonte në publik një amerikan të fuqishëm dhe ia linte në dorë ndërmarrjen një prej klientëve të tij më të afërt.

Por, sa do i lig dhe i pangopur të ketë qenë roli i tyre në këtë histori, ata kanë qenë vetëm kukulla me xhepat plot të një teorie që po rezulton anëekënd botës si një dështim, si burim krizash dhe krijuese e pabarazive ekstreme sociale; asaj neoliberale.

ARMO është shembulli më i mirë shqiptar se shpesh herë, anashkalimi i publikes në favor të peshkaqenëvë privatë, sjell një dëm kolosal. Ajo është ilustrimi perfekt i pothuajse gjithë privatizimeve katastrofale të dekadës së fundit.

Por, ajo është gjithashtu edhe një paraljamërim për të ardhmen. Ajo është një këmbanë alarmi për politikat e rilindjes që po e shkërmoqin atë që i ka mbetur shtetit në kuadër të koncesioneve dhe “projektit 1 miliardë euro”. Po të vazhdohet me këtë hartë rruge të asgjesimit të publikes, nesër, spitalet, shkollat e larta, autostradat madje dhe qytetet tona do t’i ngjajnë një gërmadhe si ARMO e sotme.

Prandaj, në këtë kuptim, vjedhja e kësaj ndërmarrjeje, me bashkëpunimin e plotë të qeverisjeve të Berishës dhe Ramës, nuk është e keqja më e madhe. Ato miliona euro të humbura nëpër xhepa pushtetarësh, do të jenë thjeshtë një pikë uji në oqeanin e politikave neoliberale, vazhdimi i të cilit mund të na përmbysë të gjithëve.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ku gaboi Blushi me dorëheqjen

Dorëheqja e Ben Blushit nga kryesimi i LIBRA-s është pa dyshim një lajm i keq. Një trishtim, pezëm dhe demoralizim për ata që kanë besuar apo vazhdojnë të kenë ...

20:07

Rama, pelivani  reformës

Debati i fundit për mënyrën e arrestimit të deputetëve është një provë më shumë se Edi Rama ka manovruar në mënyrë brilante gjatë procesit të rerormës në drejtë...

17:51

Manipulimi pervers me pallatin e Bashës

Një fushatë manipuluese e paskrupullt po vazhdon prej disa ditësh, që kur qeveria shqiptare është dënuar nga Gjykata e Strasburgut të paguajë diçka më shumë se ...

15:03

Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën

Që prej zgjedhjes së shumë diskutueshme të Arta Markut e deri tek lëvizjet në kufijtë e ligjshmërisë në hierarkinë e prokurorisë, një tis thashethemnaje po shoq...

16:07

Loja me maska e dyshes "ramalu"

Argumenti më absurd që kam hasur në mediat që kundërshtonte njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit sepse donte të pengonte Reformën në Drejtësi. Pra, ...

13:13

Trump po i tregon gishtin demokracisë

Një nga imazhet më ikonike – dhe mbase më dizinformuese të shekullit njëzet e një ishin irakianët e buzëqeshur që mbanin lart gishtat e tyre tregues të ngjyrosu...

05:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI