Flash

Sulmohet qendra e “Save The Children”, 6 viktima dhe 24 të plagosur

Lapsi.al 24 January 2018
Sulmohet qendra e “Save The Children”, 6 viktima dhe 24 të

5 persona sulmuan qendrën e organizatës ‘Save the Children” në Jalalabad City, në Afganistan duke lënë 6 të vdekur dhe 24 të plagosur.

Një kamikaze shpërtheu në hyrje të ndërtesës, duke i dhënë mundësi komandove të hynin në brendësi të godinës. Pas dhjetë orësh rrethimi të gjithë terroristët u vranë. Rreth 45 anëtarë të stafit u liruan nga forcat e sigurisë afgane. Isis ka marrë përsipër sulmin.

“Save The Children” ndërpreu aktivitetin e saj në Afganistan. Organizata ka deklaruar se është e tronditur së tepërmi nga sulmi.

“Sulmi tek Save The Children një fyerje ndaj njerëzimit. Sulmi terrorist është një dhunim i rëndë i të drejtave ndërkombëtare të njerëzve” – shprehet zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI