Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

30 MILION EURO/ Shefqet Kastrati blen Hotel Sheratonin në Tiranë

Lapsi.al 24 January 2018
30 MILION EURO/ Shefqet Kastrati blen Hotel Sheratonin në Tiranë

Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Sheraton prishi kontratën me Al Kharafi, kur kuvajtianët ende nuk e kishin gjetur blerësin e godinës. Ikja e kompanisë së njohur nga Shqipëria duket se ka që oferta të arrijë tek çmimi i volitshëm për shitjen e hotelit.

Lapsi.al mësoi se ka qenë Shefqet Kastrati që ka blerë Hotel Sheratonin nga kuvajtjanët për një shumë prej 30 milion eurosh.

Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri. Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group.

Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime, ku bie në sy investimi në Garden Residence Turdiu dhe ndërtimi i Albanian Tower, kulla tek rruga e Elbasanit ku u prish këndi i lojërave 7 Xhuxhat, një projekt në bashkëpunim me Balfin Group të Zamir Manes.

Po ashtu Shefqet Kastrati është njeriu pas konçensionit të Rrugës së Kombit, përmes projektit Albanian Highway Concession.

Kuvajtianët e Mak Albania, për të cilët nuk mund të thuhet se po përjetojnë përiudhën e tyre më të mirë. Humbjet e akumuluara në vite mendohet se arrijnë gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro. Kompania rezulton se ka shitur vazhdimisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo e investimit fillestar.

G ka shitur Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit te grupi Hysenbelliu, për 1.8 milionë euro, me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël.

Gjithashtu ka shitur Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), për 820 mijë euro, kur vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro.©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse shpërtheu Lu: "Boll e shatë Amerikën"

Me sa duket Donald Lu është i lodhur nga kritikat që ka marrë nga qarqet politiko-mediatike vendase lidhur me mënyrën se si ai po luan për të shpënë përpara ref...

19:04

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre pu...

14:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI