Flash

Rama bllokohet nga bora në Davos

Lapsi.al 23 January 2018
Rama bllokohet nga bora në Davos

Kryeministri shqiptar që do të marrë pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku mblidhen ajka e korporatave multimilionere të globit dhe shefat e qeverive, po pritet nga një kohë tërësisht e egër në këtë stacion skish të apleve zviceriane. Organizatorët kanë njoftuar stuhi dëbore që nuk është parë që prej 20 vjetësh (159 cm gjatë gjashtë ditëve të fundit) dhe që mund të pengojë baletin e uljes së helikopterëve dhe limuzinave që sjellin përsonalitetet në këtë zonë luksi që mbahet si një nga më të shtrentat e botës.

Gjatë qëndrimit të tij kryeministri shqiptar ka njoftuar nujë takim me homologun e vet grek, Tsipras pas takimmeve të dy ministrave të jashtëm. Në forumin e përvitshëm të Davosit do të jenë gjithashtu edhe Anxhela Merkel dhe presidenti francez Macron, kanadezi Xhastin Trudo  etj. Me shumë kërshëri pritet zbarkimi i paralajmëruar i presidentit Amerikan Tramp, i cili me parrullën e vet “Amerika e para” me shumë gjasë do t’I turbullojë flamurtarët që predikojnë tregëtinë e liqë nga ky stcion luksoz skish. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI