Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Pse shpërtheu Lu: "Boll e shatë Amerikën"

Lapsi.al 23 January 2018
Pse shpërtheu Lu: "Boll e shatë Amerikën"

Me sa duket Donald Lu është i lodhur nga kritikat që ka marrë nga qarqet politiko-mediatike vendase lidhur me mënyrën se si ai po luan për të shpënë përpara reformën në drejtësi. I pyetur nga 'Zëri i Amerikës' për kritikat që ka marrë politika e vendit që ai përfaqëson dhe ajo e BE, ambasadori amerikan është përgjigjur përpara se të fajësojnë Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë që politikanët shqiptarë të kishin dialog politik me njeri- tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

Prej dy vjetësh që kur ai thirri në ambasadë deputetë të opozitës për t'i kërcënuar që të votonin pro reformës dhe që kur ambasadorja Vlahutin më parë kishte deklaruar se ajo mund të miratohej edhe pa votat e opozitës, përpos Edi Ramës shumëkush e ka parë me dyshim veprimin diplomatik të çiftit që u puthë në publik (foto poshte) kur ndryshimet kushtetuese u votuan me 140 vota në korrik 2016.

Image result for donald lu romana vlahutin puthja

 

Që prej asaj kohe Lu dhe Vlahutin janë vënë në qendër të kritikave. Tani së fundi, Sali Berisha e ka konsideruar ambasadorin në Tiranë në konflikt interesi në raport me ish Prokurorin e Përgjithshëm. Ka thënë se ai shpërndan "fake news"dhe në fund e ka krahasuar atë me homologun amerikan të OSBE që foli shumë më ashpër se Donal Lu për rastin Tahiri. Edhe në rrafshin mediatik Fatos Lubonja e ka konsideruar si dështim reformën në drejtësi, që Lu dhe Vlahutin e shesin si një histori suksesi dhe i ka akuzuar ata se po mbështesin krijimin e një regjimi në Shqipëri. Por duke i anashkaluar akuzat personale, Lu (lexo shkrimet poshte) është munduar të mbrohet pas çadrës së vendit të tij të madh, njësoj si dhe pas BE dhe ka lëshuar thirrjen: Boll i shatë Amerikën dhe BE!.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre pu...

14:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI