Flash

Pse Greqia kërkon t'i lërë eshtrat e ushtarëve të saj në Shqipëri?

Lapsi.al 23 January 2018
Pse Greqia kërkon t'i lërë eshtrat e ushtarëve të

Një shkrim i AFP-së për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat greke, nis me gëzimin e Nikos Kotzias për gërmimet dhe zhvarrosjen e ushtarëve grekë.

“Një moment historik, sapo është kryer zhvarrimi i eshtrave të dy ushtarëve grekë” ka lajmëruar ministri në në mesazh në rrjetet sociale.

“Sot ka filluar puna, në prezencë të një komiteti Shqiptaro-Grek, në një atmosferë emocionuese" ka shtuar ai në një mesazh të dytë.

AFP shpjegon se në fushatën e viteve 1940-1941, një sulm i fashistëve italianë u zmbraps nga ushtarët grekë pavarësisht se numrat nuk ishin në favor të tyre. Kjo fitore festohet çdo vit në Greqi dhe konsiderohet fitorja e parë e Aleatëve kundër fuqive të Boshtit.

Sipas agjensisë shtetërore greke ANA, besohet se 6 deri 8 mijë ushtarë grekë janë varrosur në jug të Shqipërisë. Ndërkohë në shkrimin e AFP bie në sy qëndrimi i ndryshëm mes Italisë dhe Greqisë. Ndërsa Italia i tërhoqi eshtrat e ushtarëve të saj për në varrezat e atdheut të tyre, Greqia i la në Shqipëri.

"Mes Shqipërisë dhe Italisë, marrëveshja ishte që eshtrat e mbi 6 mijë ushtarëve italianë të riatdhësohen. Por Greqia, që ka një minoritet të sajin në jug të Shqipërisë dhe në të shkuarën ka pasur qëllime aneksimi të këtij rajoni, gjithmonë ka insistuar që të rënët e saj të qëndrojnë në vendin fqinj. Trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë përherë burim i tensionit mes dy vendeve", shkruan AFP.

Marrëveshja me Greqinë për rivarrosjen e ushtarëve grekë dhe kërkimet në disa qyteteve iu dha dora e fundit në takimet mes Ditmir Bushatit dhe Nikos Kotzias, por marrëveshja origjinale u përfundua në vitin 2009. Sipas marrëveshjes, eshtrat e ushtarëve grekë do të identifikohen dhe rivarrosen në dy varrezat në Bularat dhe Këlcyrë, aty ku prehen edhe qindra ushtarë të tjerë.

Nuk do të ketë varreza të tjera veç këtyre të dyjave ka sqaruar gjeneral Dedë Prenga, pak ditë më parë, që pranon se Greqia dhe Shqipëria kanë shifra kontradiktore për numrin e ushtarëve të varrosur.

"Ne e mbyllëm takimin për vitin 2017 në Athinë dhe takimi tjetër do të jetë në Tiranë këtë vti, nga fillimi i prillit. Siç është përcaktuar në marrëveshjen e 2009 nuk ka fuqi Këshilli i Ministrave apo ndonjë strukturë tjetër të bëjë ndryshime, pranuk ka rinegocim të marrëveshjes  dhe janë vetëm këto dy vendprehje që janë tashmë të përcaktuara" është shprehur Prenga, kryetar i Komisionit të Negociimit.

Në një listë të publikuar në media zbulohet se kërkimet e grekëve janë të bazuara në një hartë me të dhëna ekzakte, ku është mbajtur shënim edhe një varr i vetëm në fshatra. Lista e gërmimeve të varreve është publikuar nga tesheshi.com por nuk konfirmohet nga pala shqiptare. Eshtrat e ushtarëve grekë që do të zbulohen do të zhvendosen më pas në varrezat e Bularatit apo të Këlcyrës.

Më poshtë lista e plotë e inventarit të eshtrave që disponon Athina

Qarku Gjirokastër

Tepelene

Dragoti 674 varre

Qyteti Gjirokastër 2 varre.

Fshatin Derviçan 2 varre.

Fshatin Sopik 3 varre.

Fshati Vodhino 4 varre.

Fshati Jergucat 2 varre.

Fshati Dhuvjan 1 varr.

Fshati Kakavie 8 varre.

Fshati Drite 8 varre.

Fshati Kolonjë 10 varre.

Fshati Konçkë 1 varr.

Fshati Zhej 6 varre.

Fshati Labovë e Vogël 4 varre.

Fshati Çatistë 2 varre.

Fshati Glinë 11 varre.

Fshati Zervat 1 varr.

Fshati Labovë e Poshtme 1 varr.

Fshati Vanistë 2 varre.

Fshati Gjat 2 varre.

Fshati Grapsh 17 varre.

Fshati Bularat 47 varre.

Fshati Picar 1 varr.

Qyteti i Përmetit 802 varre.

Fshati Kutal 25 varre.

Qyteti Këlcyrë 56 varre.

Fshati Psar 2 varre

Fshati Komarak 3 varre

Qarku Berat

Fshati Kulmak-Ujanik 16 varre.

Qarku Korçë.

Fshati Sovjan 9 varre.

Fshati Dushar 3 varre.

Fshati Trebickë 1 varrë

Qyteti Korçë 1 varr.

Ersekë

Fshati Borovë 2 varre.

Fshati Kagjinas 2 varre.

Selenicë e Pishës 1 varr.

Furrat e Gëlqerës Borovë 2 varre.

Fshati Kaltanj 1 varr.

Selenicë e Pishës 1 varr.

Pogradec

Fshati Remej 17 varre.

Varret e Grekut ( Qafa e Lipovës) 41 varre.

Leshnicë 17 varre.

Dardhas 2 varre.

Guri i Velgovës 1 varr.

Osnat 3 varre.

Nicë 2 varre.

Qyteti i Pogradecit 10 varre.

Qarku Vlorë

Sarandë

Fshati Muzinë 1 varr.

Dhrovanjë 2 varre.

Qyteti Delvinë 38 varre.

Nivicë 3 varre.

Vlora

Fshati Kuç 2 varre

Himarë (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre

Himarë ( fshat-Kumano) 1 varr

Himarë ( fshat-kisha e Shën Thanasit)1 varr

Himarë (qytet) 6 varre.

Himarë ( Llaman) 3 varre.

Vuno (Shëngjergj) 3 varre.

Vuno (gropa e kishës) 6 varre.

Kallarat 1 varr.

Vranisht 8 varre.

Mali i Skutaras 6 varre.

Bolenë 22 varre.

 

Të këshilluara

Ben Blushi tërhiqet nga politika

Pas mosmarrëveshjeve me Mimoza Hafizin, Ben Blushi themeluesi i LIBRA, tërhiqet nga drejtimi i kësja partie. Ai e ka bërë publik këtë vendim përmes një letre pu...

14:42

A mund të luftohen me ligj lajmet e rreme?

Raphawl Hadas-Lebel PARIS – Si mund ta luftojnë shoqëritë prurjen e informacionit të rremë, shpesh herë të fabrikuar, që vërshon nëpër internet dhe përmes me...

18:19

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI