Flash

Propozimet, qeveria gati tre projekte për të dhënë rrugë të reja me koncesion

Lapsi.al 23 January 2018
Propozimet, qeveria gati tre projekte për të dhënë

Qeveria do të ndërtojë tri rrugë të reja, ku dy prej tyre do t’u jepen me koncesion kompanive private.  Ministrisë së Transporteve i janë paraqitur dy propozime të pakërkuara për ndërtimin me koncesion të rrugës Vaqar-Kavajë dhe Milot-Balldrem, ndërsa do të nisë hartimi i projektit për Elbasan-Qukës. Zv.ministri i Transporteve, Artan Shkreli, tha dje në Komisionin e Ekonomisë se Ministria po shqyrton projektet me koncesion për ndërtimin e dy rrugëve.

“Për rrugën VaqarKavajë dhe Milot–Balldrem kanë ardhur propozimet në ministri dhe në këto momente janë duke u shqyrtuar studimet e fizibilitetit ku një pjesë e tyre duken mjaft të mira. Ky është motivi që janë hequr dy nga këto projekte për financim nga marrëveshja e huasë, sepse do të shikohen me kontrata me koncesion. Me këtë financim ka mbetur vetëm bypass-i i Elbasanit, siç duket nuk ka pasur interesim në këtë nivel”, - u shpreh Shkreli.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI