Flash

Mesazhi i Donald Lu: Mos fajësoni SHBA ose BE, futjuni punës për reformën në drejtësi

Lapsi.al 23 January 2018
Mesazhi i Donald Lu: Mos fajësoni SHBA ose BE, futjuni punës për

Në Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj ambasadës amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me reformën e drejtësisë.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për këto akuza, ambasadori Donald Lu përmes një deklarate thekson se politikanët shqiptarë duhet t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës. Sipas ambasadorit, në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar”, siç shprehet ambasadori Lu./voa

Të këshilluara

Moti, nesër përgatituni për acar

Fillimi i kësaj jave ka nisur me mot të kthjellët dhe të ftohtë, por gjatë ditës së nesërme meteorologët kanë parashikuar rënie të mëtejshme të temperaturave. S...

17:37

2019 vit vendimtar për Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Europian do të njihet më 6 shkurt me strategjinë e zgjerimit të unionit përmes një raporti që titullohet “Perspektiva e vërtetë e zgjerimit në Ballka...

16:52

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI