Flash

Manjati amerikan i mediave: Facebook të paguajë për gazetarinë profesionale  

Lapsi.al 23 January 2018
Manjati amerikan i mediave: Facebook të paguajë për

Miliarderi dhe manjati i medias, Rupert Murdoch i bëri thirrje Facebook-it të paguajë një tarifë për mediat e konsideruara si "të besueshme".

Një ditë më parë, pronari i gjigandit Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi se për të luftuar dezinformimin, rrjeti social do t'u japë përparësi lajmeve nga burime të besueshme.

Por Murdoch, pronar i “News Corp”, i cili ndër të tjera, ka në pronësi edhe “Fox Neës”, “The Wall Street Journal”, “The Times” i quan të pamjaftueshme propozimet e Zuckerbergut.

Murdoch kërkon nga themeluesi i Facebook të paguajë botuesit mbi një bazë të rregullt për të treguar se në fakt është i angazhuar për të mbështetur gazetarinë profesionale dhe të besueshme.

"Botuesit padyshim kanë përmirësuar vlerën dhe cilësinë e Facebook, përmes lajmeve, por nuk shpërblehen në mënyrë adekuate për këto shërbime", - tha Murdoch duke shtuar se këto pagesa në emër të Facebook do të kenë pak ndikim në të ardhurat e botuesve, por një ndikim të madh në perspektivat e botuesve dhe gazetarëve.

Komentet e Murdoch-së vijnë pasi Facebook pranoi se mediat sociale janë një kërcënim potencial për demokracinë, nëse nuk orientohen drejt burimeve të besueshme dhe jo tek “fake news”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI