Flash

Garë në kupolën e Policisë së Shtetit, 33 policë kërkojnë gradën “drejtues i parë”

Lapsi.al 23 January 2018
Garë në kupolën e Policisë së Shtetit, 33 policë

Ditën e nesërme, 33 efektivë të policisë së shtetit me gradën “drejtues” do të konkurojnë për të marrë gradën “drejtues i parë”.

Burime të Top Channel konfirmojnë se numri i aplikantëve ka qenë 35 por 2 prej tyre janë skualifikuar pasi rezultonin me masa disiplinore në fuqi.

33 funksionarët e uniformave blu do të garojnë për 5 pozicione vakante me gradën “drejtues i parë ”, në hirarkinë e policisë së shtetit. Në listën e efektivëve që do të garojnë janë të gjithë drejtorët aktualë të qarqeve me gradën drejtues, përfshirë edhe drejtorin e policisë së Tiranës Ardi Veliu, emri i të cilit lakohet si pasardhësi i Haki Çakos.

Grada “Drejtues i parë” është një nga kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Prej 8 janarit, Policia po drejtohet nga i caktuari në detyrë Rebani Jaupi, i cili gëzon të gjitha atributet e drejtorit të përgjithshëm. Po ashtu, burime nga policia për Top Channel bëjnë me dije se pas zgjedhjes së kryepolicit që do të propozohet nga ministri Fatmir Xhafaj me aprovim të Këshillit të Ministrave, do të ketë lëvizje edhe në kupolën drejtuese dhe drejtoritë e qarqeve.

Të këshilluara

Moti, nesër përgatituni për acar

Fillimi i kësaj jave ka nisur me mot të kthjellët dhe të ftohtë, por gjatë ditës së nesërme meteorologët kanë parashikuar rënie të mëtejshme të temperaturave. S...

17:37

2019 vit vendimtar për Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Europian do të njihet më 6 shkurt me strategjinë e zgjerimit të unionit përmes një raporti që titullohet “Perspektiva e vërtetë e zgjerimit në Ballka...

16:52

Rama bllokohet nga bora në Davos

Kryeministri shqiptar që do të marrë pjesë në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku mblidhen ajka e korporatave multimilionere të globit dhe shefat e q...

16:12

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI