Flash

INCENERATORI/ Monika Kryemadhi niset me protestuesit drejt impiantit të plehrave, Basha denoncon nga Tirana

Lapsi.al 23 January 2018
INCENERATORI/ Monika Kryemadhi niset me protestuesit drejt impiantit të

Partitë e opozitës kanë mbështetur banorët e fshatit Vërri në Fier, që u rrahën dhe arrestuan nga policia, sepse protestuan kundër ngritjes së inceneratorit pranë shtëpive të tyre.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u nis për të qenë pranë banorëve të fshatit për t’u ofruar mbështetjen e LSI dhe konsulencë juridike për të ndalur ndërtimin e inceneratorit.

“Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore”, i tha Kryemadhi banorëve të Vërrisë.

Menjëherë pas takimit të shkurtër me banorët, Kryemadhi është nisur së bashku me protestuesit në këmbë drejt vendit ku do të ndërtohet inceneratori. Kryemadhi qëndron në krye të banorëve, ndërsa janë rreth 2 kilometra rrugë deri në impiantin e plehrave.

Ndërkohë Lulzim Basha e denoncoi këtë rast në një takim që pati me demokratët e Tiranës.

“Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri,”- tha Basha.

Basha foli nga Tirana edhe për rastin e ARMO-s, duke e quajtur modelin e korrupsionit flagrant të Edi Ramës, duke e quajtur videokonferencën si “mbyllje në një bunker larg realitetit dhe pa ndjeshmëri për problemet që u ka shkaktuar shqiptarëve”.

“50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre,”- u shpreh Basha.

Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protest si rruga e vetme për t’i dhënë vetes mundësinë për t’u drejtuar nga një qeveri që prioritet ka qytetarët dhe jo hajdutët e kriminelët.

“Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër!”- theksoi Basha.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI