Flash

Detajet e reja/ 21-vjeçarja u nda 2 muaj më parë me Aldison Belulin pas 4 vite të lidhur

Lapsi.al 23 January 2018
Detajet e reja/ 21-vjeçarja u nda 2 muaj më parë me Aldison

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vrarë 21-vjeçarja Ariela Murati mësohen detaje të reja që çuan në këtë krim. Aldison Beluli, personi i cili qëlloi mbi të renë dhe më pas edhe mbi veten, për momentin ndodhet në koma, ndërkohë që mësohet se të dy të rinjtë kanë patur një lidhje 4-vjeçare bashkë. Jo më larg se dy muaj, 21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen me Aldisonin, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. Po ashtu, 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit.

Aldison Beluli kishte disa ditë që kërkonte Arielën në Tiranë derisa u përball me të ditën e dielë ku e vrau 21-vjeçaren me plumb në kokë në prani të motrës dhe kushërirës së saj. Mësohet se Ariela i është ulur në gjunjë autorit dhe i ka kërkuar të mos e vrasë. Pas krimit, Belulaj tentoi vetëvrasjen duke qëlluar veten në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI